Aksidenti në Unazën e Madhe/ Punonjësi i gardës në intubim, familjarët: Policia nuk jep asnjë sqarim

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.03.2023, 12:13

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në segmentin e Unazës së Madhe pranë zonës së Liqenit të Thatë, ku mësohet se Gentian Pellushi është në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Pavarësisht se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë procedurat e zakonshme, familja e Pellushit nuk është informuar mbi raportin e shkakut të aksidentit.

Një e afërme e të dëmtuarit tregon për redaksinë tonë se familja nuk ka marrë asnjë informacion mbi rrethanat e ngjarjes nga policia rrugore. Në aksident janë përfshirë edhe automjete të tjera, teksa informacioni i vetëm i dhënë në rrugë jozyrtare është se Pellushi është përplasur me bordurat kufizuese të rrugës.

DENONCIMI – “Përshëndetje! Ka ndodhur një aksident sot në autostradën e TEG-ut. Policia nuk na ka dhënë asnjë detaj për këtë aksident. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Zotëria që ka qenë në timon është Gentian Pellushi, punonjës i gardës. Ai është në gjendje kritike për jetën.

Unë jam kushërira e tij. Dua të di më shumë mbi shkakun e aksidentit. Gentiani është tek Ushtaraku në intubim. Ne nuk dimë asgjë sesi ka ndodhur ngjarja. Ata (policia) kanë thënë se është përplasur me bordurën, por aty ka edhe makina të tjera”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit