Rruga dytësore në Kashar copëton makinat, gropat gjigante kthehen në “liqene”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.03.2023, 11:37

Përveç faktit që autostrada Tiranë-Durrës është shndërruar në një rrezik të madh për përdoruesit e saj për shkak të gropave dhe amortizimit që kjo rrugë ka pësuar gjatë gjithë këtyre viteve, rruga dytësore është bërë thuajse e pakalueshme për shkak të shkatërrimit të saj.

Megjithëse shikimi i Lali Erit nuk është aspak periferik dhe përqendrohet vetëm te qendrat urbane sesi të duken bukur për të bërë foto për Instagram dhe video të bukura në Tik Tok, ne po i vëmë në dispozicion një video të regjistruar nga një qytetar, që tregon sfidën e madhe që ndeshen çdo ditë përdoruesit e rrugës dytësore që të çon në Kashar dhe më pas në Vorë.

Duket qartë sesi në një pjesë e madhe e perimetrit të rrugës, veçanërisht në zonën e Kasharit, ka gropa gjigante, që shkatërrojnë në mënyrë të frikshme amortizimin e makinave dhe u shkaktojnë shpenzime të mëdha përdoruesve të kësaj rruge, veçanërisht banorëve të zonës përreth, që janë të detyruar ta përdorin çdo ditë këtë aks.

Nëse për momentin nuk ka një projekt për rindërtimin e kësaj rrugë, Lali Erit me patjetër duhet t’i shkojë mendja që minimalisht të marrë shembullin e gjysheve tona, që kur u griseshin pantallonat fëmijëve, u vendosnin arna, për të shtuar jetëgjatësinë e tyre.

Fat i mirë në këtë rast është fakti që në prag janë zgjedhjet dhe Lali Eri me siguri do të nxitojë të hedhë pak asfalt mbi gropat e rrugës për të amortizuar tronditjet e udhëtarëve, por edhe për të manipuluar mendjen e banorëve përreth, që përballen çdo ditë me gropat, a thua se jetojnë në Malin me Gropa pas Dajtit apo në Hënë.

Në periudhë shirash gropat kthehen edhe në “liqene”, siç ka ndodhur së fundmi, çka i pengon shoferët të kuptojnë thellësinë e tyre dhe bën që makinat të pësojnë më shumë dëmtime. Ndoshta drejtuesit lokalë solidarizohen edhe me mekanikët, që të kenë sa më shumë punë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit