Koncesionari shpërfill kursin e këmbimit në Rrugën e Kombit, te trau marrin 73 cent më shumë se tarifa

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.03.2023, 10:11

Koncesionarët “Albanian Highway Concesion”, që ka në mirëmbajtje Rrugën e Kombit, ka deklaruar fitim shumë më të madh se parashikimi, por kjo nuk ka ndikuar aspak në uljen e çmimit, madje kompania ka vendosur të shpikë një kurs këmbimi të vetin.

Pavarësisht se trau është i vendosur në Shqipëri, pagesa llogaritet me monedhën e BE-së, saktësisht 5 euro. Ky fakt e ndihmon kompaninë koncesionare të abuzoje me kursin e këmbimit, duke u marrë vazhdimisht qytetarëve më shumë para seç e përcakton kursi momental i këmbimit. Tarifa 660 lekë është fiksuar që në fillim dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë, pavarësisht rënies drastike të euros.

Ky denoncim është bërë nga Ardi Nurellari, që ka publikuar një foto të biletës, në një kohë kur kursi i euros është në kufijtë e 115 lekëve. Fatura e përdorimit të Rrugës së Kombit është 660 lekë të rinj, që përkon me 5.73 euro apo 73 cent më shumë se tarifa e saktë.

Qëllimi i pagesës së kësaj tarife është sigurimi i fondeve për mirëmbajtjen e saj, por në fakt kjo pagesë është kthyer në një minierë ari për kompaninë që ka arritur të fitojë tenderin. Shqiptarët janë kthyer në një pus nafte për oligarkët e dashur të qeverisë sonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit