Dyshohet se në dalje të Prishtinës fshihen nën tokë 640 tonë ar, britanezët pritet të fillojnë kërkimin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.03.2023, 10:01

Kompania hulumtuese dhe zhvilluese e minierave me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe e fokusuar në Europën Juglindore, Western Tethyan Resources Ltd (“WTR”) pritet të fillojë kërkimin e arit në fshatin Slivovë që ndodhet jo larg Prishtinës.

Sipas kompanisë, dyshohet se pasuria e arit mund të jetë rreth 640.000 ton. Kompania britanike ka kohë që e ka fituar projektin e quajtur

“Projekti i Arit Slivova” dhe ka plot shtatë vite që mirret me këtë projekt. Zona ky dyshohet se mund të ketë ari është rreth 20 kilometra larg Prishtinës.

“Western Tethyan Resources Ltd (“Kompania” ose “ëTR”) ka kënaqësinë të njoftojë publikun se ka përfunduar vlerësimin e biznesit për projektin hulumtues dhe minerar të arit Slivova në Kosovë dhe është në pritje të kompletimit të marrëveshjes definitive të përfitimit me Avrupa Minerals Ltd.

Studimi konceptual i projektit të Slivovës i përfunduar gjatë fazës së vlerësimit të biznesit ka sugjeruar për një potencial të një miniere të vogël me opsione të mira menaxhuese të eksploatimit, procesimit, si dhe menaxhimit të mbetjeve. Në nivelin konceptual të përllogaritjes, projekti ka demonstruar shpenzime kapitale të ulëta, shpenzime mesatare të operimit si dhe NPV dhe IRR atraktive.

Si rezultat i studimit pozitiv konceptual, WTR menjëherë ka filluar studimin e Vlerësimit Preliminar Ekonomik (VPE). Konsulentë me bazë në Londër” thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit