Dan Hutra pas masakrës me 3 gra të vdekura e 3 të plagosura: Më lini të vras dhe një e do ta mbyll

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.03.2023, 09:40

Pas krimit makabër, Policia arriti mbrëmë që të arrestojë pas 7 orësh arrati, vrasësin e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave, 40-vjeçarin Dan Hutra. Pas prangosjes, në kodrat e Sharrës, ku kishte shkuar për të vrarë një person të katërt të cilin e bënte fajtor për vdekjen e të atit, Dan Hutra në momentin që i janë vënë prangat ka deklaruar: ”Më lini të vras dhe një e do ta mbyll".

Dan Hutra me origjinë nga Kukësi, por me banim në Vaqarr të Tiranës, ka një të shkuar të errët. Në vitin 2003, kur ishte 20 vjeç, Dani mori peng nënën dhe kunatën e tij si dhe përdhunoi kunatën tjetër dhe për këtë, asokohe ai u dënua me 3 vite burg.

Më pas në vitin 2007, kur ishte 24 vjeç, ai u njoh me Dafina Havalja, vetëm 22 vjeçe, të cilën e akuzonte për tradhti dhe për shkaqe xhelozie e vrau me thikë në zemër. Për krimin në fjalë ai u dënua me 24 burg, por këto vite ai nuk i vuajti të gjitha, pasi më 16 shkurt të këtij viti u lirua nga burgu dhe dje, brenda një harku kohor të shkurtër, Dani plagosi ish-të dashurën e tij në Astir, Marjana Gështenja, më pas u nis në Kodër Kamëz, aty ku plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, përkatësisht ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj dhe vrau me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij)dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Hutra nuk u ndal, por shkoi në Kamëz, aty ku objektiv ishte familja e Vladimir Kurtit, një armik që kishte krijuar në burg, ndërsa vrau motrën e këtij të fundit, Etleva Kurtin, 31 vjeçe, teksa objektiv ishte edhe një burrë në Vaqarr, i cili shpëtoi mrekullisht, pas kapjes së Hutrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit