Mozaiku i Tiranës kthehet në kantier ndërtimi/ Kush do e kthejë në kullë?!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.03.2023, 08:53

Tirana çdo vit e më shumë përfshihet nga një bum ndërtimesh. Kryeqyteti është thuajse i përfshirë nga betonizimi, teksa për të ngritur biznese e ndërtesa të larta që tenderohen nga klientela e pushtetit, shpesh janë prishur banesa të qytetarëve që më pas janë lënë rrugëve, por edhe objekte me vlerë historike dhe kulturore. Së fundmi, duket se syri i është vënë Mozaikut të Tiranës. Ky i fundit monument kulture i kategorisë së parë, nga disa pamje shihet se është kthyer në një kantier ndërtimi.

Në foto duket qartë se mozaikët janë hequr nga vendi i tyre duke i lënë anash murit, teksa si duket monumenti po kthehet në biznes, por nuk dihet ende se kush fshihet pas kësaj masakre kulturore. Nuk dihet si janë zhvilluar këto procedura, por vlen të theksohet se shkatërrimi i monumenteve kulturore për interesa të kujtdo që ka gisht në këtë shkatërrim, lë për të dëshiruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit