Mori jetën e tre grave, Dan Hutra planifikoi vrasjet në burg

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.03.2023, 07:57

Dan Hutra, është autor i vrasjes së 3 grave në kryeqytet dhe plagosjen e 3 të tjerave. 40-vjeçari akuzohet për 3 ngjarje të ndryshme që tronditën Tiranën. Dje, Hutra plagosi ish të dashurën e tij në Astir, Marjana Gështenja.

Më pas ai u nis në Kodër Kamëz, në banesën e ish-gruas së tij të dytë, aty ku plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, përkatësisht ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj dhe vrau me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij)dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Hutra nuk u mjaftua me kaq, por shkoi në Kamëz, aty ku objektiv ishte familja e Vladimir Kurtit, një armik që kishte krijuar në burg, ndërsa vrau motrën e këtij të fundit, Etleva Kurtin, 31 vjeçe. Bëhet e ditur se autori i masakrës së trefishtë ditën e djeshme në Tiranë, Dan Hutra i kishte planifikuar vrasjet në ambientet e burgut, sapo të dilte nga qelia.

Dan Hutra ndërkohë në vitin 2003 është arrestuar pas përdhunimit të kunatës së tij, në kohën kur ishte martuar me gruan e tij të parë, Dafina Havalja, 22- vjeçe nga Klosi i Dibrës, të cilën e vrau me thikë në zemër për shkaqe xhelozie. Ndërkohë Hutra kishte në plan të vriste edhe një person të katërt dhe këtë ai e bëri të ditur kur u arrestua në kodrat e Sharrës. 40-vjeçari bënte fajtor për vdekjen e të atit një burrë që jetonte në Vaqarr, të cilin shkoi ta vriste pas ngjarjes tronditëse në Paskuqan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit