Qytetari denoncon UKT: Prej 3-4 muajsh më sjellin të njëjtën faturë, 1 muaj bëjnë “pushim”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.03.2023, 22:37

Ujësjellës Kanalizime Tiranë në faturën që qyetarët duhet të paguajnë çdo muaj sigurohet që të shtojë sa më shumë taksa. Në faturë bashkë me ujin dhe kanalizimet, qytetarët janë të detyruar të paguajnë edhe taksat për gjelbërimin, ndriçimin dhe pastrimin e zonës ku jetojnë.

Por detyrimi mujor që qytetarët duhet të paguajnë ngjall pak dyshime. Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ ALBANIA, për të denoncuar "fenonemin" me të cilin është përballur prej shumë muajsh. Qytetari thotë se për disa muaj radhazi, fatura që duhet të paguajë është e njëjta, me ndonjë ndryshim të vogël prej 10-100 lekësh. Ky "fenonem', qytetari thotë se përsëritet çdo 3-4 muaj dhe këtë mund ta shihni edhe në tabelën e faturave të paguara që nga 2018 e deri më tani në vitin 2023.

Një "fenomen" i tillë duket se ndodh edhe në Ujësjellës Kanalizime Kamëz, pasi ka qytetarë që shprehen se faturat janë të njëjta për disa muaj radhazi, ato ndryshojnë rrallë herë. Për 2-3 muaj faturat që marrin nuk ndryshojnë fare, 1 muaj ndryshon (rritet ose ulet shumë vlera) pastaj rikthehen sërish te fenomeni i përsëritjes.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje. Doja te beja nje ankese ose denoncim per UKT Tirane. Fatura vjen 3-4 muaj e njejte, 1 muaj pushim pastaj e njejta gje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit