9 shqiptarë të plagosur nga përplasja e dy trenave në Greqi, 2 në gjendje të rëndë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.03.2023, 21:20

38 persona kanë humbur jetën dhe 72 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy trenave mbrëmjen e kaluar Larisa, Greqi. Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga ka deklaruar për mediat se në mesin e viktimave deri më tani nuk rezulton të ketë shqiptarë. Por ajo shton se shumë prej viktimave ende nuk janë identifikuar pasi familjarët e tyre janë ende në spitale duke dhënë ADN.

Për momentin që ne po flasim akoma operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar punën e tyre, kështu që në këtë moment ne nuk mund të flasim për shifra të sakta. Ajo që ne dimë nga autoritetet greke, është se në total kanë qenë 347 pasagjerë që kanë udhëtuar drejt Selanikut, prej të cilëve 72 janë ata të cilët kanë pasur dëmtime dhe midis tyre, kanë qenë dhe janë ende në gjendje të rëndë, në reanimacion 6 persona. Gjithashtu kemi edhe 38 viktima në këtë moment, të cilët janë akoma të paidentifikuar, për shkak se familjarët e tyre ndodhen pranë spitalit ku dhe unë ndodhem në këto momente dhe po japin ADN-në e tyre për të identifikuar në orët në vazhdim viktimat.

Ndërkohë në lidhje me të plagosurit shqiptarë, ambasadorja tha se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sa i përket shtetasve shqiptarë, unë kam vizituar 3 familje që ndodhen në këtë spital. Njëra nga vajzat, 20 vjeç, është në gjendje të mirë shëndetësore, ka kaluar një operacion. Dhe kemi edhe 2 shtetas të tjerë që janë në gjendje të rëndë, në reanimacion. Në orët në vazhdim do të kemi dhe të dhëna të tjera. Unë do të vazhdoj të qëndroj pranë tyre në këto orë të natës, por edhe gjatë mëngjesit të nesërm.

Rikujtojmë se mes personave të plagosur ishin edhe 9 shtetasit shqiptarë: Elisea Paco, Vanesa Plasa, Erisa Almeta, Franklin Desani, Alma Shtoni, Roberto Drithi, Anisa Liuri, Dhimitër Zonga dhe një 23-vjeçar i paidentifikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit