“Ku e ka shtëpinë Vladimir Kurti”/ Dan Hutra i vrau vajzën, nëna e Etlevës: Dëgjova krisma!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.03.2023, 19:20

Etleva Kurti është 31-vjeçarja e cila u vra në oborrin e shtëpisë së saj në Kodër-Kamëz. Autori i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se është Dan Hutra, me të cilin më parë kishte patur një lidhje dashurie. Kurti jetonte vetëm me nënën e saj në shtëpi, pasi vëllezërit ishin larguar nga frika e gjakmarrjes. Nëna e 31-vjeçares ka rrëfyer për oficerët e policisë se në momentin kur ndodhi krimi ka qenë pas banesës duke punuar. Ajo është shprehur se ka dëgjuar krisma të forta dhe kur ka dalë ka parë gocën përtokë.

Në gjendje të rënduar psikologjike, nëna e viktimës ka dëshmuar:

Isha duke punuar nga pas shtëpisë kur dëgjova disa krisma. Kur dola para shtëpisë pashë gocën përtokë të vrarë.

Mesa duket Hutra e kishte planifikuar edhe sulmin ndaj familjes së Kurtit. Kjo pasi kishte ndalur makinën në zonën e Kamzës, kishte pyetur një banore të zonës se ku ishte shtëpia e Vladimir Kurtit, ndërsa kjo e fundit i kishte treguar vendndodhjen. Më pas ai ka hyrë në banesë, ku ka hapur zjarr në drejtim të 31-vjeçares, duke e lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë, dhe më pas është larguar.

Vladimir Kurti, vëllai i Etleva Kurtit aktualisht ndodhet në burg pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij në vitin 2018 në Kamëz.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit