Rroga simbolike, atashetë nga 3000€ i marrin vetëm 588€!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.03.2023, 19:27

Nënpunësit e ngarkuar në Ambasadat e Kosovës anekënd botës, atashetë, janë shprehur të dëshpëruar me pagat e shkurtit.

Mësohet se me ligjin e ri të pagave, këta zyrtarë të shtetit kanë marrë rrogë tejet të ulët.

Në një dokument, që ka parë indeksonline, del se atashetë kanë marrë pagën e muajit shkurt 588 euro, nga 3000/3200 sa kishin më parë.

Atashetë e mbrojtjes rrogat e muajit të kaluar I kanë marrë vetëm si pagë bazë, pa kompensime të tjera.

Kësisoj, në përllogaritje I bie se është llogaritur paga bazë e gradës atashe (koeficienti 5.8). Kurse, rregullorja për atashe parasheh se paga dhe kompensimet tjera të jenë të barabarta me gradën ministër këshilltar (9.8 koeficienti).

Kujtojmë se dje, Ministria e Financave i ka ekzekutuar pagat e punëtorëve për të gjithë sektorin publik konform Ligjit të Pagave.

Punonjës të shumë institucioneve vazhdojnë të jenë të pakënaqur me koeficientet që u janë përcaktuar.

Ishte Sindikata e Policisë së Kosovës që u shpreh e pakënaqur me përmbajtjen e Ligjit, sidomos te shtesat e rrezikshmërisë dhe ato për punë jashtë orarit, për çka i janë drejtuar me ankesë Institucionit të Avokatit të Popullit.

“Kërkesa jonë tek Avokati i Popullit ka të bëjë kryesisht me rrezikshmërinë e punës në Policinë e Kosovës, me shtesat jashtë orarit të punës, me nivelimin e koeficienteve me FSK-në, sepse jemi dy institucione të sigurisë dhe në Ligjin e Pagave thuhet shumë mirë që për punë të njëjtë, pagë të njëjtë”, ka deklaruar për “Indeksonline”, Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së PK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit