Tre gra të vrara dhe tre të plagosura/ Ditë e zezë për Shqipërinë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.03.2023, 16:21

Tre gra janë vrarë mesditën e sotme në zonën e Kamzës. Policia njofton se janë ekzekutuar në banesën e tyre Mevlute Hysa 30 vjeç dhe Hasime Dafku 30 vjeçe. Ato janë vrarë nga plumbat e kallashit të Dan Hutrës, i cili shkoi në shtëpinë e tyre për të vrarë ish-gruan e tij, Elena Hysën. Kjo e fundit dhe nëna e saj kanë marrë plagë në trup, por fatmirësisht janë gjallë.

Para se të kryente këtë krim Dan Hutra ka plagosur edhe me thikë të dashurën në Astir. Shtetwsja me inicialet M.G ka shkuar vetë në spitalin e traumës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në kërkim të 40-vjeçarit dhe mësohet se ai është larguar nga vendngjarja me një automjet tip Benz ngjyrë e zezë.

Ndërkohë është ekzekutuar me armë zjarri edhe Etleva Kurti. Ajo është gjetur e vrarë në oborrin e banesës dhe deri pak më parë u dyshua se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje. Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i cili para disa vitesh ka qëlluar një çift, ku burri ka humbur jetën e ndërsa gruaja ka shpëtuar.

Në vitin 2018 kur Vladimir Kurti ka vrarë Agim Bucin në dyqanin e tij në prani të djalit të vogël 6 vjeç gjatë një tentative grabitje. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm. Mirëpo, vetë Vladimir ka thënë se motrën ia ka vrarë Dan Hutra, pasi ka pasur konflikte me të në burg.

“Kemi pasur përplasje këtu në burg me të. Gjatë gjithë kohës jemi ngacmuar Janë shumë ngjarje që s’i lidh dot. Më ka kërcënuar, kishte tentuar shumë herë të më vriste edhe këtu.” – ka thënë në burg Vladimir Kurti.

Kjo është konfirmuar dhe nga disa media dhe konfirmohet se Dan Hutra është autori i tre plagosjeve dhe tre varsjeve në Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit