Ligji i ri në Gjermani prek edhe kompanitë nga Kosova, parashihen gjoba të majme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.03.2023, 15:01

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka njoftuar se nga 1 janari i këtij viti në Gjermani ka hyrë në fuqi Ligji i ri për konsideratë të plotë në zinxhirët e furnizimit, që sipas tyre prek edhe kompanitë nga Kosova, që punojnë me kompanitë gjermane.

Ky ligj, sipas Odës gjermane synon që të krijojë një ambient që mbron të drejtat e njeriut dhe standardet mjedisore në ekonominë globale, jo vetëm për kompanitë gjermane, por edhe për të gjitha kompanitë që përfshihen në zinxhirin e furnizimit, e që thuhet se nuk janë të pakta në vendin tonë.

“Me këtë Ligj mbrohen standardet themelore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ndëshkohen shkeljet e të drejtave të njeriut, në vijim: puna e fëmijëve, puna e detyruar dhe diskriminimi, mbrojtja në vendin e punës, liria e asociimit dhe e shoqërimit dhe paga e arsyeshme. Nëse rreziqet mjedisore çojnë në shkelje të të drejtave të njeriut (p.sh. përmes ujit të ndotur), përfshihen gjithashtu ndotja e ajrit dhe ujit, si dhe përdorimi i kimikateve dhe pesticideve ose shpyllëzimi i paligjshëm, kompanitë do të sanksionohen me një nga këto masa: Gjoba deri në tetë milionë euro ose deri në dy për qind të shitjeve vjetore ose Përjashtim nga prokurimi publik për shkelje të rënda deri në tre vjet”, thuhet në njoftim.

Në njoftim jepen edhe shembuj si kompanitë kosovare ndikohen nga ky Ligj.

“Nëse një kompani Call Center në Kosovë që punon për një kompani tjetër në Gjermani, ka 50 punëtorë dhe nuk i lejon punëtorët të themelojnë sindikatën e tyre. Pas kësaj, një nga punëtorët mund të kontaktojë autoritetet gjermane dhe ata do të fillojnë menjëherë procedurat ndaj kompanisë të cilës i shërbejnë në Gjermani. E njëjta ndodhë edhe nëse një kompani që prodhon kemikate ose ngjyra dhe i shet ato tek një kompani në Gjermani. Por, gjatë prodhimit kjo kompani ndotë ujin pasi nuk i menaxhon ujërat e zeza si duhet, atëherë banorët rreth fabrikës apo organizatat jo-qeveritare mund ta lajmërojnë këtë rast tek autoritetet gjermane dhe më pas fillojnë procedurat në bazë të këtij Ligji”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se ajo që mund të pritet për kompanitë në Kosovë, është se mund t’u vijnë kërkesa për auditim dhe kontrata të reja që parashohin rregullat që përcakton ky Ligj.

“Gjithashtu, duhet të jetë e qartë që edhe pse Kosova nuk është në BE, kompanitë gjermane janë. Dhe për të mbrojtur vetën në rast të hapjes së ndonjë procedure gjyqësore, ato do të kërkojnë përgjegjësi nga kompanitë e Kosovës. Ligji i ri për konsideratë të plotë në zinxhirët e furnizimit në vitin e parë (2023) duhet të zbatohet nga kompanitë që kanë seli në Gjermani, përfshirë ato të huajat, dhe kanë më shumë se 3,000 punëtorë. Kurse, nga viti 2024, ligji do të zbatohet nga kompanitë me më shumë se 1,000 punëtorë”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit