“Kam 20 vite shofer autobusi, ndihesha keq që në mëngjes”, zbardhet dëshmia e Agron Xhafës në polici

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.03.2023, 11:17

Agron Xhafa, shoferi i autobusit të “Green Line” në aksidentin e dy ditëve më parë, ku u përfshinë disa automjete dhe u rrezikua jeta e dhjetëra njerëzve, u arrestua ditën e djeshme, teksa tashmë zbulohet edhe dëshmia e tij, e dhënë para oficerëve.

63-vjeçari mësohet të ketë thënë se nuk ishte ndjerë mirë në atë mëngjes, edhe pse nuk ka sqaruar nëse ka vënë në dijeni apo jo punëmarrësit e tij para se të shkonte në punë. Ai thekson edhe eksperiencën e tij të madhe si shofer autobusi dhe faktin që nuk ka pasur kurrë incidente.

"Kam mbi 20 vjet drejtues autobusi. Asnjëherë nuk më ka ndodhur një situatë e tillë në timon. Nuk jam ndjerë mirë që në mëngjes", mësohet të jetë shprehur Xhafa, i cili në momentin kur ndodhi aksidenti masiv nuk ishte i ndërgjegjshëm dhe refuzoi për minuta me radhë të dilte nga autobusi.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e hënë, ku autobusi i “Green Line” mori para disa makina, teksa 10 persona përfunduan në spital me lëndime. Në spital shkoi edhe shoferi, që deklaroi se vuante nga zemra dhe diabeti. Tashmë ai do t’i nënshtrohet edhe njëherë të gjitha analizave mjekësore për të parë nëse vuan nga sëmundje kronike.

Ai është arrestuar dhe pret të njihet me masën e sigurisë, që nuk pritet të jetë drastike për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe fatit të mirë që gjithçka përfundoi vetëm me dëme materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit