Shqiptarët pushtojnë “bahçet” e hashashit në Spanjë, arrestohen 14 shtetas në një operacion gjigant

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.03.2023, 10:39

“Bahçet” e kanabisit në Spanjë janë shndërruar një nga vendet, ku shqiptarët kanë shtrirë më së shumti aktivitetin e tyre, duke lënë herë pas here në hije edhe shtëpitë e barit në Angli. Së fundmi policia spanjolle ka zbuluar një bandë, që kultivonte hashash në Lleida të Spanjës.

Pas operacionit të madh, 20 persona janë arrestuar, mes tyre 14 shqiptarë. Policia sekuestroi 5 mijë bimë marijuanë, 15 kilogramë marijuanë të përpunuar dhe para “cash”. Ky raportohet të jetë operacioni më i madh i kryer në rajonin e Ponent, që cilësohet si një nga “bahçet” më të mëdha të hashashit të Europë dhe ku shqiptarët kanë zbarkuar më së shumti.

Hetimi i këtij operacioni nisi një vit më parë, teksa policia bënte kontrolle prej dy javësh. Përveç 14 shqiptarëve, janë arrestuar edhe tre spanjollë dhe tre rumunë. Aktiviteti kriminal ishte ndërtuar në formën e një hierarkie strikte dhe rigoroze, duke nisur nga kopshtarët, që jetonin në plantacione dhe kujdeseshin për bimët e duke shkuar deri tek elektricistët, që kujdeseshin për pompat, kamerat dhe çdo gjë tjetër në lidhje me profesionin e tyre.

Ndërkohë, persona të tjerë merreshin me menaxhimin dhe ndarjen e punëve në fermën e madhe të hashashit, që ishte një burim tejet i madh parash. Në këtë rajon të Spanjës, kryejnë aktivitetin e tyre banda të shumta, por shqetësimi i fundit është se shqiptarët janë gjithnjë e më në rritje dhe po marrin nën kontroll një pjesë të madhe të aktivitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit