Mësues Kastrioti del në pension/ Festë në oborrin e shkollës 9-vjeçare, nxënësit e presin me fytyra të qeshura dhe brohoritje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.03.2023, 10:39

Të jesh mësues, është misioni më i bukur, por edhe i vështirë, pasi duhet të tregosh kujdes në çdo fjalë që nxjerrë, në çdo këshillë që jep, që të tregosh një shembull me virtyte, tek brezat pasardhëse, që cilësohen si e ardhmja e vendit dhe shoqërisë. Të edukosh të tjerët duhet vetë të jesh i edukuar, që të ndikosh për mirë tek brezi i ri. Mësuesi është edukator i gjeneratës së re, një detyrë e rëndësishme që duhet mbajtur me dinjitet nga kushdo që e zgjedh si profesion.

Sa më shumë vitet kalojnë, aq më shumë zbehet atmosfera festive në shkollë dhe duket sikur modernizimi, ose më saktë teknologjia dhe shumë faktorë të tjerë kanë ndryshuar mënyrën e të përjetuarit të viteve që kalon arsimin në 9-vjeçare, apo gjimnaz.

Ndonëse në disa shkolla së fundmi janë regjistruar skandale nga nxënësit e saj, ku janë parë duke u kapur për flokësh e grushte, për arsye nga më banalet, në shkollën “Niket Dardani” në Tiranë, ditën e djeshme, është krijuar një atmosferë e këndshme dhe me një mesazh domethënës.

Në këtë shkollë, ditën e djeshme, nxënësit dhe mësuesit kanë organizuar një festë entuziaste në oborrin e institucionit arsimor. Kolektivi dhe drejtoria pedagogjik i shkollës, por edhe prindër mirënjohës, kanë pritur në një ceremoni, mes brohoritjeve dhe fytyrave të qeshura, mësuesin e dalë në pension Kastriot Hysi, 65-vjeç.

Nga ovacioni që dëgjohet qartë në video, duket që mësuesi ka fituar dashurinë e nxënësve, duke përcjellë një mesazh se në këtë vend, ka ende mësues shembull, të cilët pas një misioni të vështirë me një brez që sa vjen dhe bëhet më i pavarur, respektohen në maksimum.

Me publikimin e kësaj video, mesazhi është i qartë, por vlen të theksohet se pas prindit, mësuesi është figura e dytë që mëson dhe edukon lulet më të bukura të shoqërisë, të vegjëlit dhe të rinjtë, pra brezin e ardhshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit