Reagime të shumta pas ekzekutimit të rrogave me ligjin e ri, ulje apo rritje pagash

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.03.2023, 11:41

Dikush u ankua, e dikush u shfaq i kënaqur. Ata që marrin paga nga shteti, kanë pasur reagime të ndryshme lidhur me pagat të cilat janë ekzekutuar dje për herën e parë me Ligjin e ri të Pagave që u miratua kohë më parë.

Reagime të ndryshme ka pasur nga ana e policëve nëpër rrjete sociale, të cilët janë ankuar lidhur me kompensimin e shtesave dhe benefiteve të tjera me ligjin e ri, raporton nacionale, një zyrtar policor me inicialet G. N. ka shkruar në Facebook se “(kjo është rroga) më e vogël deri tash që e kam marrë prej që punoj në Polici qe tri vjet.” derisa shprehte zemërimin e tij.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, u shpreh se po ashtu kishte marrë shqetësime nga kolegët me të cilët kishte folur, dhe se problemi ishte te shtesa e rrezikshmërisë që sipas tij ishte hequr.

“Janë edhe disa kolegë që po më shkruajnë, e që po më thonë se rrezikshmëria është hequr. Pakënaqësia është definitivisht shumë e madhe, dhe për këtë gjë kemi shprehur pakënaqësinë tonë edhe më herët,” – tha ai.

Zeqiri u shpreh se Qeveria e Kosovës duhej të jepte shpjegime se çka kishte ndodhur me shtesën e rrezikshmërisë.

Policia e Kosovës është vetëm një nga dhjetëra sindikatat dhe institucionet që i janë drejtuar me ankesë Avokatit të Popullit, që Ligjin e ri të Pagave ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Pak më të kënaqur me pagat e reja janë parë mësimdhënësit. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaroi dje se ka rritje për rreth 100 euro.

“Tek një pjesë e mësimdhënësve është lexuar gabim mesazhi ynë i parë. Ne kemi thënë se nuk kemi pritur vlerën e koeficientit 105 e kemi pritur që së paku qeveria të vendosë për një koeficient 120. Mirëpo edhe me vlerën 105 kemi hetuar një ngritje page mesatarisht 100 euro te punëtorët e arsimit, megjithatë ka lëvizje të pagave. Jemi në pritje që qeveria ta mbajë së paku fjalën se e ka dhënë që për vitin e ardhshëm koeficienti të shkojë për 110 euro apo mbase do të krijohen kushte të një dialogu të mirëfilltë dhe do të insistojmë që ky koeficient të jetë 120”, deklaroi Jasharaj.

Megjithatë, sindikalisti Ali Sefaj pati kritika se ka keqinformim nga institucionet edhe lidhur me pagat e mësimdhënësve.

“Rritja në arsim është rreth 80 euro, ndërsa nga Ministria e Financave mashtronin qe rritja është 150, 167 dhe 175 euro. Njejtë i kanë mashtruar të gjitha sektoret, perjashto oborrtaret qeveritar: ministra, zv ministra, deputet, kryetar komunash, keshilltar, drejtor në komuna dhe asamblistë. Mbasi na e keni sjellë njohjen nga Serbia edhe rrenat po ua bejmë hallall!”, ka shkruar Sefaj.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur shumë reagime nga punonjës të sektorit publik e përfaqësues të partive politike.

Reagimet

Një reagim i ashpër erdhi edhe nga shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri i cili është shprehur se pagat janë dalë pa llogaritur shtesat, disave përvoja, rrezikshmëria e të tjerëve kompenzimet.

“Në vend të pagave, punëtorët e sektorit publik pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrezikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën”, ka shkruar Tahiri.

Tutje ai u shpreh se sot shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën dhe u mashtruan.

E lidhur me shtesat, MPB ka njoftuar se shtesat për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars, meqë siç thonë po vazhdon procesi i mbledhjes së të dhënave dhe finalizimit të listave nga ana e Komisioneve.

“Pra, me përfundimin e mbledhjes së të dhënave nga ana e komisioneve dhe finalizimit të listave me zyrtarët që do të përfitojnë këto shtesa, të njëjtët do të marrin bashkë me pagën dhe shtesën e muajit mars edhe shtesën përkatëse për muajin shkurt. Ftojmë të gjitha institucionet që të dërgojnë të dhënat e kërkuara nga komisionet përkatëse pa vonesë, në mënyrë që procesi të përmbyllet sa më pare”, thuhet në komunikatë.

Kritika ka pasur edhe Nol Nushi nga PSD-ja. “Ekzekutimi i pagave ne sektorin publik po del te jete masaker financiare. Mashtrimi eshte i frikshëm”, ka shkruar ai.

Edhe pse pagat janë ekzekutuar me Ligjin e ri, tashmë Avokati i Popullit është duke trajtuar të gjitha ankesat nga institucionet e organizatat, dhe pritet të ketë vendim nëse do ta dërgojnë këtë Ligj për trajtim në Gjykatën Kushtetuese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit