Shqipëria ia kalon Spanjës e Italisë, renditet e treta në Evropë për numrin e lartë të kafeneve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.03.2023, 00:38

Edhe pse të rinjtë po largohen çdo ditë e numri i popullsisë po ulet, sërish Shqipëria vijon të jetë një nga shtetet me numrin më të lartë të bar-kafeneve në raport me popullsinë.

Sipas të dhënave nga Eurostat dhe INSTAT, në vitin 2020 në Shqipëri kishte 15,577 subjekte që ushtronin aktivitet në “Shërbimin e pijeve dhe ushqimeve”. Por në raport me popullsinë, vendi ka 547 bar-restorante për 100 mijë banorë.

Të dhënat nga Eurostat dhe Monitor kanë zbuluar se Portugalia është e para në Europë për numrin e lartë të bareve e restoranteve në raport me popullsinë. Kjo pasi në shtetin e gadishullit Iberik ka rreth 74 mijë bare për një popullsi prej 10.3 milionë banorësh, ose 718 bare për 100 mijë banorë. Në vend të dytë renditet Greqia e cila këtë tregues e ka 709.

Menjëherë pas fqinjëve, vjen Shqipëria e cila ka më shumë bare e restorante dhe në krahasim me vende që janë destinacione të njohura turistike, si Spanja (535), apo Italia (451). Më tej lista vijon me Çekinë (450), Qipron (428), Kroacinë (425).

Në raport me mesataren e Bashkimit Europian (332), në Shqipëri ka gati dy herë më shumë bare e restorante. Ndërkohë që në Gjermani e vendet nordike ka më pak se 200 të tilla për 100 mijë banorë.

Për Rajonin tonë, vendet tjera renditen në listë nga fundi pasi kanë më pas bare sa në Shqipëri. Këtu përmendim Serbinë e cila ka vetëm 2764 bare, sipas Eurostat, ose vetëm 40 subjekte të tilla për 100 mijë banorë, më e ulëta në Europë.

Ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut treguesi është 199.5, në Bosnjë 207, ndërsa mungojnë të dhënat për Malin e Zi dhe Kosovën.

Në vitin 2021, sipas të dhënave nga INSTAT konsumatorët vendas dhe turistët e huaj kanë shpenzuar 400 milionë euro për të konsumuar në bare e restorante.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit