Vazhdon debati për shkarkimin e disa zëvendësministrave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.02.2023, 21:09

Në Kuvend ka pauzë, pas së cilës në orën 19:30 vazhdon debati për shkarkimin e zëvendësministrave të Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit.

Gjatë seancës së sotme opozita vlerësoi se rikonstruimi ka qenë i motivuar nga interesa të ngushta partiake.

Deputeti Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM theksoi se kjo shumicë parlamentare është e gatshme t’i shkarkojë deputetët dhe t’i zëvendësojë me persona të cilët, siç tha ai, kanë dorëzuar biografi të papërkthyera. Ai tha se për zëvendësministër të Arsimit propozohet një person që nga inspektori i arsimit ka konstatuar se ka diplomë të kontestueshme.

“Ata duhet të votojnë për një person për të cilin inspektori arsimor ka konstatuar se ka diplomë të kontestueshme, pra një person që më 27 prill ka mbajtur postin më përgjegjës në MPB si ministër, e nuk ka bërë asgjë për të parandaluar dhunën.

Personi që ju propozoni për zëvendës në Ministrinë e të Arsimit, në atë kohë ka qerë më së larti në kierarkinë e MPB-së dhe një person i cili nuk është thirrur fare në përgjegjësi”, tha Kovaçki.

Sipas deputetes Velika Stojkova Serafimovska, ajo që thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk përputhet me realitetin.

“Ministrat e rinj dhe tani zëvendësministrat që propozoni ju nuk janë aspak të përshtatshëm për këtë post. A do ta zgjidhnin problemin me tekstet ndryshimet që bëni? Çdo vit ndërroni zyrtarë në këtë fushë dhe sigurisht që problemet do të jenë të vështira për t’u zgjidhur. Në arsim është krijuar vetëm kaos”, tha Serafimovska.

Mbrëmë janë zgjedhur katër ministrat e rinj – Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqëri Informative dhe Administratës, si dhe Kaja Shukova e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit