Altin Goxhaj: Çfarë fshihet pas shembjes së çdo pallati mbi 50-vjeçar nga Veliaj & CO?!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2023, 20:30

Qeveria dhe strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë hartuar një projekt-vendim sipas të cilit të gjitha objektet që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do t’i nënshtrohen auditimit teknik dhe në bazë të auditimit do të prishen.

Në lidhje me këtë projekt-vendim të hartuar dhe të mbajtur në fshehtësi ka reaguar edhe avokati i njohur Altin Goxhaj.

Avokati në një reagim publik të cilësuar si “Teori Konspiracioniste” ka treguar se çfarë fshihet pas këtij projekt-vendimi. Goxhaj thotë se është projektuar nga Vaso Çubrilloviç, një nga studiuesit jugosllav që kanë kryer studime për zhdukjen e shqiptarëve.

Avokati thotë se pas auditimit nga projekt-vendimi i hartuar nga Erion Veliaj dhe të tjerët që ka nga pas, vlera e çdo apartamenti do të jetë zero lekë (sepse do të konsiderohen si objekte të pabanueshme-të palejueshme për tu shitur nga Hipoteka). Ndërkohë që banorët do të konsiderohen "të pastrehë" për t’u strehuar më pas në banesa sociale me subvencionim qeraje, azile pleqsh (të moshuarit), apo që të marrin subvencionime kredie për të blerë në pallatet që do të ndërtojnë oligarkët në periferi.

Reagimi i avokatit Altin Goxhaj:

Vëmendje të gjithë, sdms ju që i keni shtëpiat mbi 50 vjet të vjetra:

ÇFARË FSHIHET TJETËR PAS SHEMBJES SË ÇDO PALLATI MBI 50 VJEÇAR NGA VELIAJ & CO?!

"Teori Konspirative" nga Avokati Altin Goxhaj, Levizja AntiSoros Për Shqipërinë

Ky plani çubrilloviçian që do na prishë gjithë pallatet 50 vjeçare (që fituan shtëpitë shqiptarët në 1993), është projektuar nga Vaso Çubrilloviç që në 1937 ku shpjegonte shembjet e shtëpiave dhe mureve të shqiptarëve që ti detyronin të iknin vetë "me dëshirë" ("me dëshirë" siç thotë Arlind Qori i komunistave të Soros) drejt Anadollit !

Niveli sipëror i diabolizmit dhe ligësisë së Mafies Soros në pushtet, duket qartë tek plani për të penguar fillimisht shitblerjen e apartamenteve (duke i bllokuar si të pashitshëm në çdo hipotekë), pas vlerësimit negativ të pallateve mbi 50vjeçare (me akte ekspertimi sizmik të kryera nga çakejtë mavi të Bashkive dhe Qeverisë), në mënyrë që të asgjësojnë dhe të bëjnë të pamundur vlerësimin me çmimin e tregut të sipërfaqeve të banimit në zonat më të shtrenjta të Tiranës!

Pra vlera e çdo apartamenti, i planifikuar nga Veliaj & Co për tu prishur, do të jetë zero lekë (sepse do të konsiderohen si objekte të pabanueshme dmth të palejueshme për tu shitur nga Hipoteka) dhe banorët do të konsiderohen "të pastrehë" për tu strehuar në banesa sociale me subvencionim qeraje, azile pleqsh (të moshuarit), apo që të marrin subvencionime kredie për të blerë në pallatet që do të ndërtojnë oligarkët në periferi (disi më lirë) apo me çmime stratosferike në truallin kur më parë kishte qenë pallati i tyre, nga i cili nuk përfitojnë asgjë sepse vlera e tregut e ish shtëpisë do të jetë zero lekë (për shkak pra se do të jetë mall i pashitshëm).

Edhe sikur tu bëhet kompensimi me çmim kostoje ndërtimi, referenca do të jetë me çmimet e kohës së Enverit!!!

Shkurt, ky plan i faktit të kryer i Qeverisë me Akt të Këshillit të Ministrave, që do të jetë i çertifikueshëm në parlament, është maja e majave të hapave që ndjek Axhenda Soros për Shpopullimin e Shqipërisë, që në fakt vjen edhe si ndëshkim masiv për heshtjen e qytetarëve ndaj viktimave paraprake të prishjes së pallateve gjoja prej tërmetit ku siç doli iu grabit trualli nga bashkitë për të ndërtuar oligarkët!

P.s.

Në fakt idiotët vazhdojnë besojnë se këto janë teori konspirative dhe nuk e kuptojnë mallkimin tim të Sindromës së Kasandrës për të mos u dëgjuar paralajmërimet e mia 10 vjeçare për fundin tonë nga futja e Kalit Sorosian të Trojës në politikën shqiptare!!!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit