Fatorino i ‘Unazës’ flet për shoferin: Është hero, mund t’i ndodhte kujtdo

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.02.2023, 14:50

Ditën e djeshme pranë "Urës së Shallvareve" në kryeqytet, një autobus i Unazës përplasi dhjetëra makina duke shkaktuar një aksident me nëntë të plagosur, por edhe dëme materiale, duke rrezikuar edhe jetë të njerëzve dhe udhëtarëve. Pas ngjarjes, policia arrestoi shoferin e autobusit, 63-vjeçarin Agron Xhafa, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë fatorino i urbanit që dje regjistroi aksidentin, i ka dalë në mbrojtje shoferit, kolegut me të cilin ndante turnin. Sipas fatorinos shoferi është hero duke e cilësuar si një njeri i përgjegjshëm dhe një nga shoferët më të vjetër.

“E njoh sot e 15 vjet, ka qenë shoferi më i vjetër, nuk ka pasur kurrë asnjë problem, varet, momente janë ato. Shoferët këtu janë heronj, këtu futet patina, futet biçikleta, futen majtas, futen djathtas, ka të pirë. Punën që bën shoferi këtu është heroike. Nuk pinte kurrë alkool, as jashtë orarit të punës, por s’e di nëse vuante nga ndonjë sëmundje. Aksidentet mund t’i ndodhin kujto, i kanë ndodhur dhe Sharrës, dhe Kombinatit”-tha ka deklaruar fatorino.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit