Sefa dhe Manastirliu hedhin miliona në tendera/ Spitali i Lushnjës në gjendje skandaloze

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.02.2023, 13:51

Gjendja aktual e Spitalit të Lushnjës dëshmon qartë paaftësinë dhe abuzimet e kryetares Eriselda Sefa. Në 26 shkurt të vitit 2022, Sefa, ministrja Ogerta Manastirliu dhe Taulant Balla kanë bërë një vizitë në spitalin e Lushnjës, gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore. Sigurisht duke premtuar përmirësim të kushteve dhe shërbimeve spitalore.

Por, në fakt gjithçka rezultoi propagandë në kuadër të fushatës zgjedhore. Për këtë shkak, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e gjobiti atë me 100 mijë lekë. Por, nuk mori asnjë masë ndaj Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ky veprim ishte qesharak nga ana e KAS, vetëm sa për t’iu hedhur “hi syve” qytetarëve. Kështu pa e vrarë mendjen shumë Sefa vazhdon edhe sot të jetë kryetare e Bashkisë Lushnjë. Por, pa vënë dorë në Spitalin e Lushnjës.

Sigurisht, Eriselda ka zhvilluar disa tenderë korruptivë të cilët shkojnë në vlerën e 3 miliardë lekëve, por të gjitha janë për blerje ushqime, ilaçesh. Një pjesë e tyre janë me “Red Flag” pra në shkelje të ligjit edhe është abuzuar me fondin limit.

I vetmi tender që rezulton të jetë për infrastrukturën e spitalit është ai me objekt “RIKONSTRUKSIONI I GODINES SE URGJENCES TE SPITALIT TE LUSHNJES”, me vlerë 166 milionë lekë. Tenderi është firmosur në janar të viti 2021 dhe supozohej të përfundonte deri në janar të vitit 2022.

Sigurisht paratë u hodhën dhe Sefa bëri reklamë në Facebook për këto punime. Por, sot në shkurt të 2023 shohim se gjendja është po aq keq, edhe në ambientet e urgjencës së spitalit.

Ka qenë qytetarët të cilët kanë denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania situatën në këtë spital. Përmes disa videove denoncuesit shprehen se një nga dyert e ambienteve të spitalit janë të thyera ose të shkatërruara. Ata shprehen se ato përbejnë rrezik qoftë për pacientët aty por edhe për infermierët që punojnë çdo ditë në këtë spital.

Qartë nga këto pamje tregojnë se tenderi i vitit 2021 dhe premtimet e vitit 2022 kanë qenë thjeshtë fasadë për propagandë. Pasi edhe më parë kanë ardhur denoncime për gjendje e amortizuar të spitalit të Lushnjës.

Madje qytetari shprehet se edhe shërbimi spitalor lë për të dëshiruar. Shumë analiza dhe shërbime pacientët detyrohen t’i bëjnë në privat, pasi në Spitalin e Lushnjës iu thonë se nuk kanë aparaturat e nevojshme.

Denoncimi i plotë:

“Përshëndetje JOQ! Dua të ngre një shqetësim në lidhje me spitalin e Lushnjës. Ka një muaj kjo dera këtu në këtë gjendje, me xham te thyer qe mund te jete burim aksidenti për ndonjë fëmije apo te rritur! Mirë që analizat i kryejmë te gjitha në privat sepse thonë që nuk kemi aparatura , po as për te rregulluar një derë nuk qenka i afte ky shtet !!!!

MË vjen shumë keq që në Shqiptarët i nënvlerësojmë kaq shume këto gjera të vogla më shumë pak kosto. Nuk di a ka mirëmbajtës ky spital, nëse ka , turp për të.

(Ndoshta nuk i bën përshtypje njeriu ky rast, se ne Shqiptarët jemi mësuar ti anashkalojmë të tilla raste siç e ka anashkaluar mirëmbajtësi i këtij spitali).

Gjithsesi faleminderit dhe postojeni nëse keni mundësi.”

Ndërsa tani që jemi sërish në prag zgjedhjesh, kryebashkiaka Eriselda Sefa iu është vënë arnimit të rrugëve. Edhe në këto raste vepron me tenderë pa garë, me miliona lekë shpenzime për infrastrukturë që pas disa muajsh do të kthehet sërish në gjendje të amortizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit