I moshuari që shet çorape i vjedh 10 mijë lekëshin studentes nevojtare në market

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.02.2023, 13:31

Aq mizerable është gjendja në Shqipëri sa njerëzit po “hanë” njëri-tjetrin për para… Por kur vjen puna për të zgjedhur se cilës shtresë i nevojiten më shumë, zgjedhja juaj do ishte: Rinia apo mosha e tretë?

Një ngjatje e pazakontë i ka ndodhur një të reje nga Durrësi. Teksa ishte duke blerë një market ajo ka ndjerë kartmonedhën prej 10 mijë lekësh të vjetra t’i bjerë nga xhepi. Një i moshuar rreth të 60-ave ka futur në xhep kartmonedhën duke pretenduar se ishin të tijat e më pas është larguar nga marketi.

Ajo tregon se i moshuari betohej për fëmijët e tij se nuk e mori kartëmonedhën në market, ndërkohë që më pas ka mësuar se ai nuk kishte fëmijë dhe se shet çorape në Durrës.

Në videon që e reja ka dërguar në redaksinë tonë, i moshuari duket teksa ulet për të marrë 10-shen nga toka dhe më pas e fut në xhep.

Vajza shkruan se është studente dhe nevojtare e parave ndërkohë që dhe i moshuari i cili kreu këtë gjest është në nevojë ekonomike.

Nëse do gjendeshit ju në këtë situatë, do ia falnit gjestin të moshuarit?!

DENONCIMI I STUDENTES:

”Përshëndetje! Doja të bëja publike diçka që më ndodhi sot. Isha në supermarket te kasa dhe duke qenë se kishte goxha radhë, po nxitoja. Në kuletë kisha 45 mijë lekë të vjetra dhe teksa nxirrja një 10 mijëshe, një tjetër me bie përtokë pa e vënë re.

Pas disa momentesh lëviz pak më djathtas dhe e kuptoj që më mungonin para. Kthej kokën te vendi ku isha dhe shoh një burrë, i cili po fuste një 10 mijëshe në xhep. I them që ishin lekët që më ranë mua, por betohej për kokë të fëmijëve që nuk kishte marrë gjë.

Kërkova që të hapen kamerat dhe një nga vajzat e supermarketit shkoi menjëherë. Zotëria ndërkohë bëhet gati të dalë nga supermarketi. I kërkoj që të qëndrojë derisa të shohim kamerat, por nuk pranon se gjoja kishte punë. E ndjek deri diku afër dhe i them të mi japë lekët pa e bërë diçka të madhe, por nuk pranon.

Vazhdon ende me historinë që janë të tijat dhe betohet sërish për fëmijët e tij, që më mbrapa rezultoi se nuk ka, pasi shumë njerëz e njohin. Shet çorape në Durrës dhe është nga Fermë-Sukth. Doja t’i bëja foto nga afër, por mu turr për të më thyer telefonin, kështu që nuk munda. Doja ta çoja në polici, por më duhet të nxitoja, pasi duhet të shkoja në punë.

Punoj prej disa vitesh dhe jam studente në universitet, pra normalisht kam goxha shpenzime. Ndoshta mund të thoni që 10 mijë lekë s'janë asgjë, por jetojmë në një vend ku rrogat janë afrikane dhe çmimet zvicerane. Ndonjë mund të thotë që ndoshta ai ka pasur nevojë për ato lekë, por sërish kjo nuk e justifikon atë çfarë bëri. Kur ke nevojë, kërkon ndihmë, nuk vjedh.

Nuk ishte fëmijë, por burrë diku te të 60-at. Dhe pse nuk e meriton ta quash burrë... Ajo çfarë më bëri përshtypje tjetër, është fakti që në supermarket kishte prezentë goxha njerëz dhe asnjë nuk foli ose bëri diçka për të më ndihmuar. Nuk është habi që kemi përfunduar në këtë gjendje për aq kohë sa rrethohemi nga njerëz indiferentë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit