Llatja ‘i etur’ për vota kujtohet t’u shtrojë rrugën/ Qytetari: Ka 4 ditë firma nuk punon, kalojmë me çizme

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.02.2023, 10:00

Vendi ynë ka një histori të gjatë me rrugët e papërfunduara, ose më saktë, rrugët e lëna rrugëve. Për arsye nga më të ndryshmet, duke nisur që nga neglizhenca e qeverisë e deri tek pazaret e pushtetit me koncesionarin, shumë rrugë janë lënë në harresë, të degraduar dhe rrezik për qytetarët që u duhet të përballen çdo ditë me gropa, balta, mungesë sinjalistike.

Së fundmi një qytetar nga Elbasani, ka denoncuar një rast shqetësues për të por edhe komunitetin. Në lagjen "5 Maj", në Elbasan, rruga "Arif Dardha", është në një gjendje që lë për të dëshiruar. Sipas qytetarit, punimet për rrugën kanë nisur, meqë po vijnë zgjedhjet dhe Gledian Llatja ka nevojë për votën e qytetarëve të Elbasanit, por prej 4 ditësh, punimet janë pezulluar për arsye që i di vetëm sipërmarrësi i punimeve, pra firma "Erald -G" SH.P.K.

Siç shihet nga pamjet e dërguara në redaksi, rruga është me baltë dhe qytetari shkruan se banorët kalojnë vetëm me çizme, ndërsa makinat nuk qarkullojnë dot në atë rrugë.

Qytetari:

Kan nisur rrugen per ta rregulluar dhe kan 4dit qe e kan len rrugen keshtu. Lagja 5maj elbasan. Rruga Arif Dardha.

Tashi sa kalova. Duke ikur per shkoll. Eshte urgjente po kalojm te giith qytetaret me cizme. Edhe makinat skalojn.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit