Kovaçevski mirëpret takimin Kurti-Vuçiq në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.02.2023, 09:03

Kryeministri Dimitar Kovacevski është i gatshëm të jetë nikoqir i takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në kuadër të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat do të zhvilloheshin nën kujdesin e BE-së dhe SHBA-së më 18 mars në Maqedoninë e Veriut, konfirmojnë nga Qeveria.

Siç është paralajmëruar, në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borell dhe përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në pyetjen e AIM-së nëse kryeministri Kovaçevski do të pranonte ta presë këtë takim muajin e ardhshëm në vend, nga Qeveria u përgjigjen pozitivisht dhe theksuan se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen dhe stabilitetin e rajonit, ndërsa Maqedonia e Veriut dëshmon edhe një herë se është faktor stabiliteti, pra vend anëtar i NATO-s, i cili ka nisur negociatat me BE-në dhe si vend që kryeson OSBE-në, organizatën më të madhe të sigurisë në Evropë.

“Ky konstatim u konfirmua së fundi dhe u konstatua në Konferencën e Sigurisë në Munih, ku kryeministri Kovaçevski e udhëhoqi delegacionin qeveritar”, shtojnë nga Qeveria.

Takimi i djeshëm mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me zyrtarë të Bashkimit Evropian në Bruksel përfundoi pa marrëveshje, por komisioneri evropian për Punët e Jashtme Joseph Borell tha se Vuçiç dhe Kurti ranë dakord se nuk nevojiteshin bisedime të mëtejshme për propozimin evropian dhe se kjo është një kornizë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit