Konfiskohen 190 kuti me barna kontrabandë në vendkalimin kufitar Bellanoc

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.02.2023, 08:58

Gjatë ditës së shtunë në vendkalimin kufitar Bellanoc policia kufitare ka konfiskuar 190 kuti me barna me e500 tableta “daleron” pa dokumentacion përkatës.

Pas konstatimit të barnave kontrabandë janë ndaluar edhe dy shtetas me inicialet R.A.(64) nga fshati Llojanë e Likovës dhe S.R.(54) nga Kumanova.

“Me datë 25.02.2023 në ora 19:15, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Vendkalimit Kufitar dhe Vëzhgimit Kufitar Bellanocë në Zyrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri kanë ndaluar R.A.(64) nga fshati Llojanë e Likovës dhe S.R.(54) nga Kumanova. Përkatësisht, në fshatin Zllokukan të Likovës, gjatë tentativës për dalje të paligjshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut, zyrtarët policorë kanë kontrolluar veturën e pasagjerëve “Opel Corsa” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga RA, në të cilën pasagjer ishte SR. gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar 190 kuti me 500 tableta “daleron” pa dokumentacion përkatës. Ata janë ndaluar në komisariat dhe me ta është zhvilluar intervistë zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se pas pas dokumentimit të plotë të saj do të vijojë parashtresa përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit