Vajzat e klasës 6 në Bathore kapen për flokësh mes rrugës, u zunë për qejf të tregojnë kush është më e forta

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.02.2023, 08:17

Për arsye nga më banalet, por sherret mes vajzave shqiptare po shtohen çdo ditë e më shumë. Me grushte, shkulje flokësh, shkelma, janë këto disa mënyra se si vajzat tona zihen në shkollë, rrugë, parqe, lagje, teksa bashkëmoshatarët e tyre, djem e vajza bëjnë sehir.Rasti më i fundit, ku vajzat kacafyteshin me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe fjalor banal, u regjistrua në Tiranë, ku disa vajza të një shkolle 9-vjeçare po konfliktoheshin fizikisht.

Kjo shihet si një këmbanë alarmi për shoqërinë, kryesisht prindërit dhe mësuesit, të cilët duke u bazuar në këto ngjarje mes adoleshentëve, duhet të rrisin vëmendjen ndaj edukimit të fëmijëve. Shpesh nga papjekuria, por edhe nga mungesa e edukatës që merret në fillim nga prindi pastaj nga shkolla, vajza e djem, gjenden përballë një sherri brutal që lë për të dëshiruar.

Së fundmi në redaksinë e JOQ ka mbërritur një video, ku shihet një tjetër skenë e dhunshme mes dy vajzave. Siç shihet, gocat minorene, zihen sikur të ishin në një arenë boksi në mes të një rrugice në zonën e Bathores. Qytetari shkruan për JOQ, se vajzat janë në klasë të 6 të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore dhe janë zënë për qejf, për të treguar kush është më e fortë nga ato. Në video shihet se dy vajzat nuk janë vetëm, pasi teksa ato po zihen, ‘shfaqja’ shihet edhe nga bashkëmoshatarët e tyre.

Mesazhi në redaksi:

Prsh joq shikoni vajzat e klasave te 6 te shkolles 9vjecare ibrahim basha ne bathore. Vidjo esht bere dje. Vajzat jan zene per qef te bejne se kush eshte me e forta. Ju lutem gjeni nje zgjidhje qe vajzat mos te zihen me. E kan hedhur ne nje instagram fallco. Dhe un i njoha gocat

Mbi ngjarjen pritet një reagim nga policia dhe shoqëria të jetë më e vetëdijshme për mënyrën se si rrisin brezat pasardhëse, pasi rastet e dhunës mes adoleshentëve janë shtuar ndjeshëm, teksa ende nuk po merren masa të duhura që në familje prindërit të edukojnë si duhet fëmijët, ndërsa në shkollë të punësohen sa më shumë psikologë që të këshillojnë këtë grupmoshë kaq të ndjeshme dhe delikate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit