Paralajmërohet krizë picash në Mbretërinë e Bashkuar, shkak mungesa e domateve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2023, 01:33

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërojnë se mund të ketë një krizë picash për shkak të mungesës së domateve.

Kushtet e këqija të motit që ndikojnë në aftësinë për të prodhuar domate kanë krijuar mungesa në treg dhe rritje të çmimit të tyre. Si rezultat i motit të keq, veçanërisht në Evropë dhe Afrikën e Veriut, krahas rritjes së kostove të energjisë që kufizojnë aftësinë për të ngrohur serrat, Mbretëria e Bashkuar po përballet me mungesa në fruta dhe perime të freskëta.

Sipas një raporti nga Metro, mungesa së shpejti mund të çojë në një "krizë" në tregun e picave pasi bizneset e gjejnë veten të paaftë për të përballuar prodhimin e salcës së domates.

Federata Italiane e Kuzhinierëve (FIC) në Mbretërinë e Bashkuar tha se çmimi i domateve është rritur vitin e fundit nga 5 paund në 20 paund.

Domatet në Mbretërinë e Bashkuar vijnë kryesisht nga Spanja ose Maroku, por sipas kuzhinierëve "kudo ka mungesë”.

Ka mungesa të domateve të konservuara dhe të grimcuara me cilësi të lartë, dhe pavarësisht përpjekjeve për të rregulluar furnizimet me prodhuesit, kuzhinierët thonë se disa restorante po përshtaten duke eliminuar përbërësin nga menutë e tyre. Ata po bëhen kreativë duke krijuar salca të reja të bardha, pa domate për picat dhe makaronat.

Kuzhinierët i kërkojnë qeverisë që të ndêrhyjë për të ulur çmimin e domateve pasi qytetarët nuk mund ta përballojnë mungesën e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit