Pas publikimit nga JOQ, lumë denoncimesh nga qytetarët për faturinon maniak

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2023, 22:05

Transporti publik në vendin tonë është kthyer në një katrahurë të vërtetë pasi çdo ditë ndodhin lloj-lloj çudirash.

Urbanë që përplasen pothuajse çdo ditë, faturino dhe kontrollorë që bëjnë sherre me pasagjerët apo të tjerë që ngacmojnë vajzat janë realiteti me të cilin përballen qytetarët që përdorin këtë lloj transporti.

Më herët JOQ ALBANIA denoncoi rastin e një faturinoje në Tiranë i cili thuhet se ngacmon vajzat në urbanin e linjës “Vilat Gjermane”. Në denoncimin e vajzës thuhej se faturinoja në fjalë prek vajzat në autobus, i ngacmon, përdor fjalë banale dhe ofendon pasagjerët.

Duke marrë shkas nga ky denoncim, vajza të tjera kanë denoncuar faturinon në fjalë. Sipas tyre, faturinoja konsumon alkool edhe në orarin e punës.

Ato thonë se ky person ngacmon vajzat dhe i bezdis vazhdimisht ato.

Denoncimet e vajzave:

Dua te ngelem anonim per kte postim qe esht bere ndaj ktij faturinos. Esht shm e vertet pasi jam nje person qe leviz cdo dit me kte linje. Dhe me shm punon me qytet studentin Dhe ka nje sjellje anormale. Shm here kemi debatuar per menyren si trajton njerzit dhe esht i alkolizuar. E kam par vet teksa mban nje shishe te vogel rakie dhe e pin ne urban gjate kohes qe ngjitet per te flabina pasi ska shm njerez urbani

Eshte e vertet ka punuar dhe te urbani i qytet studentin . Ngacmon cdo vajzeee qe mundet . Me ka ndodhur dhe mua , kushurires dhe sa here kam hip kam degjuar vajza qe i kan then se po i bezdis . I neveritshemmm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit