Shqiptari i shpëton jetën djalit 5-vjeçar, i dhuron mushkëritë në operacionin e rrallë në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2023, 21:29

Një shtetas shqiptar i ka shpëtuar jetën djalit të tij 5-vjeçar pasi i ka dhuruar mushkëritë në transplantin e parë të këtij lloji në Itali.

Fëmija doli nga spitali javën e kaluar pasi mund të merrte sërish frymë falë mushkërive të dhuruara nga babai i tij, pak më shumë se një muaj pas operacionit.

Transplanti i mushkërive nga një dhurues i gjallë, i pari në Itali për këtë organ, u krye më 17 janar në Bergamo. Dhuruesi i mushkërive është 34-vjeçari shqiptar Anduel, babai 5-vjeçarit Mario.

Në verën e vitit 2018, Ornela, gruaja e Anduelit u transferua në Itali, së bashku me fëmijën e saj një vjeç. Disa muaj pas mbërritjes së tyre, babai i tyre Anduel u bashkua me ta, pasi kishte lënë punën e tij si inxhinier ndërtimi në Shqipëri.

Një vit pas mbërritjes së tyre në Itali, prindërit e Marios e çuan djalin e tyre në spitalin Meyer në Firence pasi ai shfaqi disa shenja sëmundjeje. Pas analizave u zbulua diagnoza e talasemisë ose siç njihet ndryshe, anemisë mesdhetare, një çrregullim gjaku.

Në verën e vitit 2021, mjekët kërkuan për djalin një transplant të palcës së eshtrave. Pavarësisht suksesit të transplantit, pikërisht ky dhurim i palcës nga babai, me pasojë “transferimin” e sistemit imunitar të prindit tek fëmija, gjeneron një sëmundje tjetër te djali 5-vjeçar.

Qelizat e transplantuara nga babai dhurues “sulmuan” organet dhe indet e djalit, të cilat sistemi i ri imunitar nuk arriti t’i njohë si të tijat. Kjo sëmundje dëmtoi mushkëritë e Marios deri në atë pikë sa ai po humbiste plotësisht aftësinë për të marrë frymë në mënyrë të pavarur. Për të nuk kishte asnjë shpresë mbijetese, përveç një transplanti të mushkërive.

Më 1 dhjetor 2022, familja mbërriti në spitalin e Bergamos për të kryer transplantin. Mjekët thanë se babai i djalit ishte personi më i përshtatshëm për të kryer transplantin e rrallë të mushkërive pasi ai i kishte dhuruar edhe palcën më parë.

Prindërit e Marios pa ngurruar fare thanë se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetën e djalit të tyre. Transplanti u krye më 17 janar 2023 në dy dhoma kirurgjikale ngjitur. Menjëherë pas operacionit, babai u shtrua ditën e parë në repartin e terapisë intensive për të rriturit.

Me t'u zgjuar, shqiptari Anduel kërkoi të dinte se si ishte shëndeti i djalit të tij. Ky i fundit u shtrua për dy javë në Repartin e Kujdesit Intensiv Pediatrik, një nga objektet më të mëdha në Itali për shtretërit të dedikuar ekskluzivisht për pacientin pediatrik dhe i specializuar në menaxhimin e fëmijëve të sëmurë rëndë, edhe në fazat pas transplantit.

Tetë ditë pas transplantimit Mario arriti autonominë e frymëmarrjes dhe prindërit arritën ta shohin.

Fëmija tani është në gjendje të shkelqyer të pergjithshme. Ai ka rifilluar aktivitetet e tij normale pa pasur nevojë për asnjë mbështetje respiratore, falë mushkërive të tij të reja, të përkryera, funksionale, dhuruar nga babai i tij.

Ai u largua nga spitali më 21 shkurt, pak më shumë se një muaj pas operacionit. Mario do të qëndrojë për disa kohë në Bergamo për t'iu nënshtruar kontrolleve pas transplantit. Mjekët thonë se ai mund të shkojë në shtëpi dhe të fillojë përsëri një jetë normale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit