Një javë më parë në ishullin grek Mykonos u vra 34-vjeçari shqiptar Julian Kosova( Visar Dakrama) pas një sherri në një lokal.
Hetuesit grekë kanë arritur të zbardhin vrasjen e shqiptarit dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë. Sipas mediave greke, natën që ndodhi ngjarja, shqiptari që njihej me emrin “Jani” në gjendje të dehur u përlesh me një ish-të dashurën e tij për një çështje të parëndësishme në lokal.
Pas këtij momenti, 33-vjeçari grek Athanasios Nazos teksa po hynte në lokal pa ish-të dashurën e shqiptarit, me të cilën kishin një njohje formale, në gjendje të keqe psikologjike dhe duke qarë. Teksa ai po e pyeste se çfarë kishte ndodhur me të, shqiptari doli nga lokali dhe nisi të konfliktohej me grekun i cili ishte i dehur gjithashtu.
Në një moment, shtetasi grek shkoi të hipte në makinën e tij dhe kur shqiptari e ndoqi duke e sharë dhe kërcënuar. Kaq ka mjaftuar që autori të humbasë kontrollin dhe ta qëllojë shqiptarin i cili u rrëzua k vdekur në asfalt.
Vajza e cila u bë “mollë sherri” punonte si kamariere në lokalin që nisi konflikti mes shqiptarit dhe grekut. Vajza në një prononcim për mediat ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar:
Dëgjova se isha molla e sherrit. Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk jam e tillë dhe kjo që ndodhi nuk është bërë për mua. Unë jam në një gjendje të keqe shpirtërore dhe psikologjike. Jam në shok dhe po mundohem të shërohem.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.