“Lasgushi” i Air Albania bën ulje të detyruar, qytetarja: Avioni u godit dhe u dëmtua nga rrufetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2023, 19:53

Pasagjerët e linjës Tiranë-Milano duket se kanë përjetuar momente frike dhe paniku mbrëmjen e kaluar.

Një qytetare e cila po udhëtonte me “Air Albania” në avionin “Lasgushi” ka treguar për JOQ ALBANIA momentet e frikës që kanë përjetuar por që s’janë pasqyruar askund në media.

Sipas qytetares, avioni sapo është nisur nga Rinasi për në Malpensa është goditur nga disa rrufe dhe është dëmtuar në pjesën e përparme. Pas këtij momenti të frikshëm avioni është rikthyer sërish në Rinas dhe për fat të mirë asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar.

Qytetarja thotë se sjellja e stafit të avionit linte shumë për të dëshiruar në ato momente paniku që pasagjerët po përjetonin. Më tej ajo thotë se disa pasagjerë u nisën drejt Italisë më vonë ndërsa disa të tjerë hoqën dorë fare.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje joq. Mbreme avioni i air albania ( lazgushi), qe po udhetonte nga rinasi per ne malpensa eshte goditur nga disa rrufe dhe eshte demtuar ne pjesen e pare te avionit. Per fat te mire te rreth 200 pasagjereve qe ishin ne te, avioni ka bere ulje pas disa minutash. Ka qene nje panik i vertere per pasagjeret dhe sjellja e stafit nuk ishte aspak e mire. Si ka mundesi qe nuk eshte bere e ditur ne asnje media? Edhe sot aty eshte avioni , nuk ka levizur fare. Disa iken mbreme nga ora 1 e nates me nje avjon tjeter, te tjeret u kthyen

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit