Tik-Tok morri víktimën e parë, 14 vjeçarja që humbi jetën bënte video mbi cisternë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.02.2023, 19:16

Rrjeti social “TIK TOK”, ka marrë edhe viktimën e parë në Maqedoninë e Veriut. 14 vjeçarja e cila humbi jetën në mbrëmjen e të shtunës në Ilinden të Shkupit, ishte ngjitur mbi vagonin-cisternë, për të bërë video në TIK-TOK, ndërsa kjo, adoleshentes i kushtoi me jetë, pasi tani më e ndjera, kishte prekur telat e tensionit të lartë dhe humbi jetën në vend- ngjarje.

Profesori Universitar dhe sociologu, Ali Pajaziti, për televizionin Shenja, deklaroi se rrjetet sociale janë një pandemi dhe sëmundje globale tek të rinjtë. Sipas tij, rrjetet sociale krijojnë një varsshmëri dhe krijojnë një ndarje familjare, ku të rinjtë largohen prej familjes dhe dëshirojnë të jetojnë të vetëm.

ALI PAJAZITI-PROFESOR UNIVERSITAR DHE SOCIOLOG

“Në veçanti TIK-TOKU, është i rrezikshëm, është jashtëzakonisht shkatërrues, është deprimues për prindërit, për ata që janë të vetëdijshëm për pasojat e këtyre videove të shkurta, të cilat e lidhin njeriun, sepse kanë një zinxhir të vizualitetit, nga i cili ju nuk mundet që të shkëputeni, sa të shkëputeni sërish keni nevojë që të jeni aty dhe normalisht edhe në vendin tonë sikurse në gjithë botën kemi raste të këtilla aksidentale, të cilat kalojnë deri tek çështjet që lidhen me vetë-vrasjen, që janë pasojë e kësaj varsshmëri moderne ose pos-moderne”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit