Video e plotë/ Porsche nuk ia ndërpreu rrugën autobusit, “Green Line” merr përpara dy makina

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2023, 18:03

Detaje dhe pamje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin masiv që ndodhi ditën e sotme në mes të Tiranës.

Në pamjet e fundit të publikuara mund të shihet qartë se urbanit “Green Line” nuk i është ndërprerë rruga nga asnjë automjet tjetër. Papritur urbani i linjës së Unazës ka përplasur të gjitha automjetet që kishte në korsinë e tij.

Të dyshimta janë lëvizjet e drejtuesit të autobusit pasi nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të, ka humbur kontrollin për shkak të problemeve shëndetësore(siç thonë dëshmitarët) apo ka shtuar gazin pa kuptuar.

Ndërkohë që në videot e publikuara më parë dukej sikur mjeti tip “Porsche“ i priste rrugën autobusit dhe më pas shkaktohej aksidenti masiv. Por në fakt, duket se e vërteta është ndryshe pasi urbani përplas një ose dy makina të tjera dhe e treta është “Porsche”.

Rikujtojmë se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 9 persona mes tyre edhe shoferi i autobusit të “Green Line” në pronësi tê Nadir Çaushollit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit