Një tjetër aksident ka ndodhur në Tiranë. Një tjetër urban është përplasur tek rrethrrotullimi i Saukut, Sipas qytetarit i cili ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka krijuar trafik.
Policia ende nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen, ndeërsa ende nuk dihet nëse ka të plagosur dhe rrethanat e ngjarjes.
Ky është aksidenti i dytë për sot me urbanët e Tiranë, pasi kujtojmë se i pari u regjistrua në zonën e ‘Shallvareve’ në Tiranë, aty ku autobusi i linjës së ‘Unazës’ goditi mjetet që kishte përpara.