​Kërkohet shqiptar, punësohet maqedonas

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.02.2023, 15:04

Vazhdon keqpërdorimi i balancuesit për punësim, i cili ka për qëllim përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të qytetarëve në institucionet e shtetit në Maqedoni të Veriut.

Rasti i fundit që denoncohet në Alsat, është punësimi në Agjencinë për mbështetje financiare në Bujqësi dhe zhvillim rural.

Në fund të vitit 2022, Agjencia ka hapur në konkurs për punësim me numër rendor 739/2022, ku përveç kritereve tjera të cilët është dashur t’i plotësojnë kandidatët, potencohet qartë vendi i lirë është për qytetar të përkatësisë etnike SHQIPTAR.

Por në vendimin e marrë nga Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim rural të vulosur më 7 shkurt të këtij viti, qëndron emri i një qytetare maqedonase e cila është shpallur si fituese e konkursit dhe është punësuar në pozitën e bashkëpunëtorit më të ri për mbështetje dhe kontroll të dokumenteve.

Por Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim rural fajin e hedhin tek Agjencia e Administratës. Nikica Baçovski thotë se kushtet e konkursit dhe faza fillestare e konkursit janë kryer në Agjencinë e Administratës, ndërsa në fund vetëm e kanë njoftuar Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim rural me kandidatët më të mirë.

Pas përfundimit të gjithë këtyre fazave, Agjencia për Administratë deri tek AMFBZHR dorëzoi listë me kandidatët më të mirë të radhitur e sipas kësaj është marrë edhe vendimi për zgjedhje. Prej këtu dua të them se vetë përcaktimi (që është e drejtë kushtetuese) bëhet nga ana e aplikuesve në momentin e aplikimit përmes profilit të Agjencisë së Administratës. AMFBZHR merr vendim vetëm në bazë të listës së dorëzuar të kandidatëve më të mirë nga ana e Agjencisë së Administratës, u shpreh Nikica Baçovski, drejtor i AMFBZHR.

Keqpërdorimi i Balancuesit për rregullimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në Administratën publike dhe shtetërore bëhet vazhdimisht. Në konkurset për punë, qytetarët shpesh deklarohen sikur i përkasin një etniteti tjetër për të zënë një vend pune. Së fundmi keqpërdorime të tilla u konstatuan edhe në Konkurset për punësim të vetë Komisionit për Anti Korrupsion, raste të cilat Komisioni i denoncoi në prokurori, u hodhën poshtë si të pabaza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit