Rrahje e therje me thikë mes të rinjve, u kapën për të dashurën e njërit prej tyre

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.02.2023, 13:40

Konfliktet mes të rinjtë jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë.

Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, raporton sinjali,këtë herë në rrahje janë përfshirë tre persona, që dyshohet se u kapën për shkak të të dashurës së njërit prej tyre. Përleshja eskaloi deri në përdorimin e thikës, me ç’rast një person mbeti i lënduar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht palët janë kapur mes vete verbalisht, dy në njërën anë, L.H., dhe V.R., si dhe i dyshuari tjetër të cilin e sulmuan, E.A. Ata dyshohet se u rrahën për shkak të të dashurës së këtij të fundit, i cili më pas iu vërsul atyre me një thikë, njërin prej të cilëve e goditi.

I dyshuari që u sulmua me thikë ka marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që thika është sekuestruar nga Policia që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Dy të dyshuarit e parë do të hetohen për veprën penale “Sulm”, kurse ndaj të dyshuarit të tretë rëndojnë dyshimet për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit