“Autobusi ishte shumë shpejt, kishte disa të lënduar”, flet shoferi i Benzit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 27.02.2023, 13:01

Sa më shumë kalon koha, vijojnë të dalin detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku autobusi i Unazës u përplas me një makinë tip Benz dhe më pas shkaktoi edhe aksidentimin e disa automjeteve të tjerë.

Së fundmi për mediat ka folur shoferi i makinës tip Benz, në të cilën u përplas autobusi dhe pësoi dëmtime të rënda. I identifikuar si Iliri, shoferi i Benzit shprehet se autobusi po ecte shumë shpejt, teksa drejtuesi i tij ishte rreth të 60-ave.

“Para meje nuk kishte makina dhe këmbësorë në ecje në momentin e ngjarjes. Unë maj mend vetëm zhurmën e llamarinave pas makinës sime. Autobusi ishte në ecje në momentin e ngjarjes, e pashë nga pasqyra. Në gjykimin tim po ecte shumë shpejt.

Dola nga makina pasi mora pak veten, sepse nuk e kuptova çfarë ndodhi, kisha vetëm këmbën në frena. Patjetër që rripin e kisha vendosur. Mesa pashë në autobus kishte shumë të lënduar.

Urgjenca erdhi, morën të parët, më pas avash-avash edhe të tjerët. E pashë shoferin e autobusit, ishte i tronditur, besoj se ishte rreth të 60-ave. Ai ishte me alkool, me tension dhe me zemër. Tani le ta shohë policia”, u shpreh Iliri, shoferi i Benzit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit