Pas pothuajse dy muajsh nga anulimi i aktvendimit, sot fillon gjykimi i ri për përgjimin masiv sa i përket lëndë “Target – Fortesa”. Me furgon të policisë, ish drejtori Sasho Mijallkov duhet të dërgohet nga burgu i Strugës deri në Gjykatën Penale. Lëndën e udhëheqë gjykatësi Ilija Trpkov, sepse Vlladimir Tufegxhiq ka dalë nga kjo gjykatë. Seanca tjetër është caktuar menjëherë për nesër. Në këto dy ditë, të akuzuarit duhet të shprehen për fajin, e gjykatësi do të duhet të caktojë dinamikën e gjykimeve të ardhshme.
Për veprat e Mijallkovit dhe të akuzuarve tjerë të mos vjetërsohen, juristët konsiderojnë se çdo ditë është e rëndësishme sepse edhe pak kjo lëndë po vjetërsohet. Lënda është e gjerë, e para aktvendimit të anulohet procesi i gjykimit të parë deri në vendin e Apelit zgjati pesë vite.
Nëse dinamika vazhdon si herën e parë, e veprat e të akuzuarve vjetërsohen në vitin 2025 (për dy vite e gjysmë), atëherë mund të konsiderohet se nuk duhet të pritet përgjgegjësi fare për përgjimet masive.
Nëse kjo lëndë vjetërsohet, atëherë shteti duhet të paguajë dëmshpërblim për të gjithë qytetarët të cilët ishin përgjuar ilegalisht.
Përndryshe gjykatësit nga gjykata e apelit, Jani Niça, Enver Bexheti, Gjoko Ristov, Tanja Mileva dhe Lidija Çaçeva e mbajtën këtë lëndë të fshehur për 22 muaj. Nëse nuk e kthenin lëndën në rigjykim, mund të vendosnin nëse të akuzuarit janë fajtorë ose jo, e më pas të vendoste Gjykata Supreme.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.