‘Kryetari Modest’: Si Zoti që është një, kryetari i ardhshëm i Podujevës jam unë!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.02.2023, 09:11

Ish-kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Nismës, Xhemajl Hasani i njohur si ‘Kryetari Modest’, ka treguar se do të kandidojë sërisht për kryetar në zgjedhjet e ardhshme në Komunën e Podujevës.

‘’Po me provu bre, me provu edhe nihere, ma merr menja që nuk kom me pas konkurrencë hiq bile në zgjedhjet e ardhshme. Kryetari aktual po e kryen një mandate e gjysmë, ata të tjerët nuk kanë as pse me kandidu. Kësaj here do të jem më i përgatitur, do të kem ekipë më të madhe, ma të mirë, ma profesioniste’’, tha ai.

I bindur se do ti fitojë zgjedhjet ai i ftuar në një intervistë, ka thënë se kësaj radhe nuk do të ketë konkurrencë dhe si Zoti që është një puna e kryetarit të ardhshëm të Podujevës është e përfunduar.

‘’Jom i sigurt që nuk kom me pas hiç konkurrencë, ata mirë është me dal për hirë të demokracisë, me i hijeshu pak garën, po për me fitu mos t’ia mësyjnë asnjë se ajo punë është e kryme po ju kallëzoj prej sotit si Zoti që është një. Te dinë të gjithë që kryetari i ardhshëm jam unë’’, tha Hasani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit