Zbulohet shkaktari i zhurmës së madhe që u dëgjua mbrëmë në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.02.2023, 08:35

Mbrëmë rreth orës 00:00, në Prishtinë u dëgjua një zhurmë e madhe, e cila edhe duket se shqetësoi shumë banorë të kryeqytetit.

Shumë qytetarë të Prishtinës mbrëmë rreth mesnatës u frikësuan nga një zhurmë e madhe e cila ndodhi dy herë radhazi në intervale të shkurtra kohore. Kjo u kuptua nga shumë reagime e pyetje që banorët e kryeqytetit ngritën në rrjetet sociale.

Përgjigjet ishin të ndryshme. Pati nga ato që do të kenë mundur të rrisin panikun edhe më shumë se sa ajo zhurmë. “Prite tërmetin nesër në mëngjes”, kishte shkruar dikush, duke e lidhur këtë, ndoshta me tërmetin në Turqi dhe Siri, dhe konspiracionet rreth kësaj teme, se ajo dridhje e tokës është shkaktuar nga dora e njeriut, përmes teknologjisë së avancuar të satelitëve.

Megjithatë, i gjithë ky shqetësim, del të ketë ardhur nga një avari në njërën nga termocentralet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës.

Reporteri ka mësuar se zhurma është shkaktuar nga blloku A4 i KEK’ut.

Një zyrtar i KEK’ut ka thënë se mbrëmë rreth orës 00:00, ka pasur një avari në termocentralin A4, i cili edhe ka rënë nga sistemi. Sipas tij, kjo zhurmë është e zakonshme në këto raste. Ndërsa, pse ajo është dëgjuar aq fortë deri në kryeqytet, mund të ketë ndodhur shkaku i kushteve të favorshme atmosferike.

“Mbrëmë ka qenë qetë, pa erëra e të ngjashme, pra kushte të volitshme atmosferike, që të dëgjohet ajo zhurmë”, ka thënë ky zyrtar.

Përveç këtij informacioni zyrtar, ka pasur edhe shumë qytetarë që jetojnë në Obiliq dhe fshatrat për rreth që kanë dhënë të njëjtën përgjigje duke reaguar në rrjete sociale, si përgjigje qytetarëve të shqetësuar. “Unë jetoj në Shkabaj, dhe zhurma erdhi nga KEK’u”, ka qenë një nga sqarimet në reagimet e qytetarëve të shqetësuar nga zhurma.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit