Anija me emigrantë mbytet në Itali, mes 59 viktimave edhe 20 fëmijë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.02.2023, 17:38

Të paktën 59 emigrantë kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në "Steccato" di Cutro, një qytet 20 kilometra larg Crotone, Itali pasi anija e peshkimit me të cilën po udhëtonin u nda në dysh.

mediat italiane thuhet se në anijen e vjetër ndodheshin rreth 150-180 emigrantë dhe numri i viktimave mund të rritet nga çasti në çast.

Mes viktimave të konfirmuara ka edhe binjakë disa vjeç dhe një foshnjë disa muajshe. Deri më tani thuhet se rreth njëzet fëmijë mund të kenë vdekur në këtë tragjedi.

Për momentin janë shpëtuar 80 emigrantë. Njëzet e një prej tyre u transportuan në urgjencën e spitalit Crotone, por nuk janë në gjendje kritike. 59 të mbijetuarit e tjerë tashmë janë transferuar në qendrën e pritjes për azilkërkuesit në Isola Capo Rizzuto, ku kanë marrë rroba të thata dhe batanije.

Një nga tre personat e identifikuar si kontrabandistët e anijes së mbytur gjatë natës është marrë në pyetje në prokurori. Anija ishte nisur katër ditë më parë nga porti i Izmirit dhe në të po udhëtonin emigrantë që vinin nga Irani, Afganistani dhe Pakistani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit