Rast i rëndë për familjen Lama nga Kaçaniku, kjo është pacientja që vdiq pas intervenimit në ordinancën private

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.02.2023, 16:57

Familja Lama nga Kaçaniku u trondit të shtunën pasdite kur mori lajmin për vdekjen e më të dashurës së tyre, Sebahates. E ndjera, vdiq pasi iu nënshtrua një intervenimi gjinekologjik, në ordinancën private “Aorta” në Ferizaj.

Shkaqet e vdekjes akoma janë të panjohura, por ajo që dihet është se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Media raportoi sot me detaje për këtë rast të rëndë, që ka lënë të pikëlluar gjithë familjen e 41-vjeçares.

Viktima Sebahate Lama u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, ekipi mjekësor e konstatoi vdekjen e saj. Ajo iu nënshtrua fillimisht një intervenimi në ordinancën ’Aorta”, ku iu përkeqësua gjendja dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët, teksa varrimi i saj do të bëhet nga ora 16:00.

Në anën tjetër, media ka tentuar të marrë një përgjigje nga ordinanca, por numri kontaktues ka qenë i paqasshëm.

Cilat janë detajet e rastit?

Bazuar në dëshminë e mjekut që e ka kontrolluar viktimën, e ndjera për një moment ka pasur një shtrëngim në gjoks dhe më pas i kanë dhënë ndihma e parë në ordinancë. Nga aty, ajo është transportuar për në Emergjencën e Spitalit Rajonal, por veçse kishte vdekur.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni Policia dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, që të zbulohet shkaktari i vdekjes së saj.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, teksa veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren posa të zbardhen rrethanat në të cilat ka vdekur e ndjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit