Aksidentimi i autobusit shqiptar në Kroaci, dëshmitari për JOQ: Më parakaloi me shpejtësi, thirra ambulancën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.02.2023, 16:57

Mbrëmë, në Kroaci, autobusi me targa shqiptare i linjës Vata-Trans u përfshi në një aksident. Nga aksidenti humbi jetën ndihmës shoferi, 41-vjeçari Gazmir Korbi, si dhe u plagosën, Veli Muça, Armand Shaba, Herman Gjeci, Gjovalin Kola, Adem Rexha, shoferi tjetër, Roland Kola, Naile Bajraktari, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion si dhe Klodian Vata pasagjer dhe njëkohësisht pronari i autobusit.

Ndërkohë një qytetar, i cili ka qenë i pari që i ka dhënë ndihmë personave të aksidentuar, shkruan për JOQ se shoferi i autobusit ishte jashtë normave të lejuara, ndonëse kushtet atmosferike nuk ishin të favorshme, por me erë dhe rruga me borë e ngrica.

Qytetari thotë se po udhëtonte për në Itali dhe ka qenë para autobusit të aksidentuar. Ai thotë se i ka hapur rrugën autobusit, pasi i ka shkuar me shpejtësi për ta parakaluar. Sipas dëshmitarit, pas 2 ose 3 kilometrave, autobusi është parë i përmbysur në një kryqëzim. Ka qenë qytetari i cili ka thirrur ndihmën e shpejtë.

Dëshmitari për JOQ:

Un isha ia pari mbas Autobuz it ne kroaci qe ju dhash ndihmen e shpeit shoferi autobuzit nuk kishte vdek ai po shkonte me shpeitsi jasht normes koha ishte shum e keqe.jemi te shokur Nga ai aksident Ngushllime ati djali 41 vjeqare qe i humbi jeta mos te kisha ndaluar kamjon makina qe ishin ma familje Brenda qe udhtoshin dot ishte ber nje tragjedi shum me e madhe..zoti i sherofte sa ma shpeit te plagosurit dhe te ken shum kuides shoferat e autubuzave qe po marrin jet njerzish neper rrug hecin mbi normen e duhur.. Un isha para autobuzit po udhtosha pe ne Itali vazhdoj bor dhe mjegull po udhetoshim ne nje shpeitsi 110 klm ne ore autobuzi ne kam par Nga mbas qe po vinte me nje shpeitsi mbi ate qe duhei i hapa rrugen dhe thash ku shon ky si nuk shikon qe esht mjegull dhe debore.mbas 2 mbase 3 klm ishim duke u perplasur ne me tel se pse ishte kryq ne rruge dhe mjegull ishte kthes dhe nuk u shifte dot..kam pare tmerr un dhe nipi me nusen e nipit..njerzit e lare ne gjak..menjeher mbasi kalova autobuzin ndalova dhe mora Nga makina sos ndimen e shpeit se dija se sa persona ishin,menjeher u pergjigjen policia dhe I kerkova ndihme dhe amobolance ju dhash poziciinin mbas 20 min erdhen.un dola 500 metra larg me drit tel dhe drit emergjeset ndaloga kamion makina qe po vishin me shpeitsi familiare mos ti ndalosha un aty do tu beheshin me shum viktima…kaq

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit