Në ankth pasi ende nuk janë në dijeni se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre, banorët e fshatit Bërxullë të Vorës kanë protestuar edhe sot kundër projektit Thumanë-Kashar i dhënë me koncesion, kompanisë GENER 2 i Bashkim Ulajt.
Banorët shprehen se devijimi i projektit të aksit Thumanë-Kashar prek dhjetëra banesa dhe shumë sipërfaqe tokë bujqësore, teksa theksojnë se nuk do të lejojnë ndërtimin e këtij projekti pa marrë kompensim për pronën sipas çmimit të tregut.
Ndërkohë një nga banoret në protestë ka deklaruar se ky shtet punon për vete, duke shtuar se motra e Belinda Ballukut është emëruar si kryetare e Komisionit të Vetingut, falë ministres.
“Atje e ka motrën Belinda Balluku, njëra shkruan tjetra vulos. Belinda shkruan, ajo i vulos atje te SPAK-u. Kanë ikur në drejtim të paditur të gjithë. Ky shtet punon për vete, i kanë bërë ligjet vetëm për veta”, deklaroi banorja.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.