Trageti i linjës “Adria Ferries” vijon me vonesat, qytetari: Kemi 10 orë që presim në Bari, na gënjejnë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.02.2023, 08:08

Vonesat prej orësh e tragetit të linjës “Adria Ferries”, shpesh shkaktojnë mjaft panik në radhët e pasagjerëve, por edhe shqetësim tek familjarët e tyre. Denoncimet për këtë linjë, pranë JOQ nuk kanë të sosur, teksa së fundmi, një qytetar që ka zgjedhur “Adria Ferries”, për të udhëtuar, ka denoncuar në redaksinë tonë, vonesën prej 10 orësh.

Ai thotë se kanë kaq orë që presin në Bari, që të niset trageti, por askush nga përgjegjësit e linjës nuk u jep përgjigje pasagjerëve. Qytetari shton se po gënjehen për çdo orë që kalon, duke theksuar se po torturohen të vegjlit.

Duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos udhëtojnë me “Adria Ferries”, qytetari i indinjuar nga papërgjegjshmëria e linjës, thotë se janë torturuar prej 10 orësh dhe po vijojnë duke pritur nisjen e tragetit.

Qytetari:

Pershendetje JOQ ju lutem shperndajeni, jemi ne bari kemi 10 or qe presim te niset trageti, na genjein po torturoin femij te vegjel, nuk na japin nje pergjigje.

I them te gjith shqiptareve mos udhetoni me Adria se do torturoheni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit