“2 vetëvrasje për shkak të TikTok”, punonjësit social kërkojnë mbylljen e aplikacionit në Shqipëri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.02.2023, 23:25

Në shumë vende të botës, autoritetet po japin alarmin për aplikacionin TikTok, jo vetëm për shkak të elementeve të sigurisë por edhe përmbajtjes që ofrohet dhe u serviret kryesisht të rinjve.

Edhe në vendin tonë, punonjësit socialë janë të shqetësuar për këtë apikacion.

Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë, Mirgit Vata thotë se Tik-Tok është i dëmshëm, sidomos për adoleshentët, pasi sipas tij, në këtë aplikacion promovohet gjuha e dhunës dhe urrejtjes.

Gjatë një emisioni televiziv ai ka deklaruar se një vit më parë, është bërë kërkesë në AMA për mbylljen e Tik-Tok, por nuk u dha asnjë përgjigje. Ai thotë për shkak të këtij aplikacioni, në Shqipëri janë kryer dy vetëvrasje.

Tik-Toku, për mua është një ndër shqetësimet më serioze. Mua personalisht, gjatë eksperiencës sime të punës, me rastet që jam ndeshur te linja e këshillimit për fëmijë, unë kam qenë gjithë kohës në situatë alarmi, për aktualitetin që ndodhte, për tipologjinë e rasteve që ndodhin, për gjuhën e dhunës, urrejtjes, për nivelin e agresivitetit, për nivelin e diskriminimit, bullizmit, për të gjitha llojet e niveleve të dhunës, për adoleshentë dhe të rritur.

Të gjitha ndodhin në Tik-Tok. Në Shqipëri, për shkak të Tik-Tok ke dy raste vetëvrasje adoleshentësh. Ne kemi bërë kërkesë, që Tik Tok të mbyllej në Shqipëri, para një viti më parë, te AMA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit