“Unë kisha problem me shpatullën, ai më ngacmonte”/ Masazhatori shqiptar në pranga pas dëshmisë së grekes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.02.2023, 20:02

Një 54-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi në biznesin e tij(qendër estetike) në zonën e Nea Smyrni, ka ngacmuar seksualisht dhe tentuar të përdhunojë dy femra.

54-vjeçari Ilirjan Kuçollari përdorte biznesin e tij për të ngacmuar seksualisht vajzat apo gratë që shkonin aty.

Një prej vajzave të ngacmuara nga shqiptari ka deklaruar në polici se ajo kishte shkuar për masazh pasi kishte problem me shpatullën, por shqiptari e kishte ngacmuar seksualisht duke i prekur organin gjenital dhe të pasmet.

Kam bërë një masazh të plotë të trupit që zgjat 50 minuta. Ndërsa ai ishte i vetëdijshëm për problemin për të cilin shkova atje dhe i tregova në mënyrë specifike se kam një problem me shpatullën time dhe se do të doja që ai të fokusohej në këtë, atij nuk i interesoi fare kjo gjë.

Në vend të kësaj ai filloi të sugjeronte trajtime të ndryshme për zonën e të pasmeve, unë duke refuzuar dhe ai duke insistuar. I thashë disa herë se arsyeja pse isha në biznesin e tij ishte për shkak të problemit tim me shpatullën, por ai vazhdonte të më sugjeronte trajtime që ofron biznesi i tij. Dua të theksoj gjithashtu se gjatë masazhit, si në takimin e parë ashtu edhe në të dytën, burri vazhdimisht më kërkonte informacione për jetën time, si për shembull nëse studioj, nëse jetoj vetëm, ku jetoj, nëse jam në një marrëdhënie.

Ai ma drejtoi aparatin me laser në organet gjenitale dhe më pas futi dorën dhe filloi të më prekte zonën gjenitale me duar të zhveshura... Unë i thashë se çfarë po bën atje dhe nuk dua të më prekësh. Gjatë lëvizjeve pashë që ky mashkull nuk mbante maskë, kishte një kënaqësi në fytyrë, ndërsa pavarësisht se i thashë të mos më prekte organet gjenitale, ai vazhdoi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit