Kumanovë, anulohet koncerti i nxënësve shqiptarë, ankohen për diskriminim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.02.2023, 19:51

Dhjetëra nxënës shqiptar të shkollës fillore të muzikës “Pançe Peshev” në Kumanovë mbetën me instrumente në duar dhe nuk realizuan koncertin e një dite më parë, të paraparë të mbahet në Qendrën e Kulturës. Kështu thanë prindërit dhe mësimdhënësit shqiptar të kësaj shkolle duke shtuar se shkak I anulimit të koncertit është drejtoresha e shkollës, gjegjësisht ushtruese e detyrës Sandra Zojçevska e cila, sipas mësimdhënësve, kishte urdhëruar që nxënësit në këtë koncert mos të prezantohen si nxënës të shkollës amë, paralelja në gjuhën shqipe.

“Drejtoresha e shkollës urdhëron që emri I shkollës së muzikës “Pançe Peshev”, gjegjësisht paralelja e gjuhës shqipe nuk duhet të potencohet në asnjë mënyrë. Kështu që, ju mund ta mbani, ta realizoni koncertin por ai koncert të emërohet si koncert I fëmijëve duke e anashkaluar të drejtën e prezantimit të shkollës amë. Paralelja e gjuhës shqipe është e formuar me statut, ka statut në këtë shkollë dhe ne mendojmë se gjithkund ku prezantohemi me fëmijët tanë duhet të prezantohemi si nxënës të paraleles së gjuhës shqipe pranë shkollës fillore “Pançe Peshev” dhe ne vendosëm që atë koncert ta anulojmë, mos ta mbajmë”, tha Rami Mustafa, mësimdhënës.

Mustafa tha se paraprakisht drejtoresha e shkollës kishte qenë e njoftuar gojarisht po edhe me shkrim për mbajtjen e koncertit dhe deri në momentin e fundit nuk kishte pasur asnjë reagim negativ. Alsat përmes telefonit kontaktoi me drejtoreshën Sandra Zojceva. Para se ta kuptoj se për çfarë po e kërkojmë komunikimi me të ishte shumë I mirë, në momentin që treguam se jemi gazetar tha se gjendet jashtë vendit dhe mund ta kërkojmë pas të hënës.

“Si ishte momenti kur e kuptove se po anulohet koncerti? Në momentin kur e dëgjova se nuk e mbajmë shumë keq u ndjeva, I mërzitur sepse tre muaj kam ushtru, tre muaj jemi përgatit”, u shpreh një nxënës.

Të revoltuar u shprehën edhe prindërit e fëmijëve. Thanë se kanë vërejtje të shumta për drejtoreshën në fjalë e që ka të bëj më diskriminimin etnik.

“Në bazë të vendimit të saj ajo është në kontradiktë me vetveten sepse nuk lejon që të promovohen vlerat e shkollës. Fëmijët tanë e promovojnë shkollën “Pançe Peshev”, e promovojnë kuadrin e stafin pedagogjik që është aty. Një revolt mjaft e madhe është se fëmijëve tentohet që tu ndërpritet ëndrra për shkollim, ky është tmerri më i madh që unë si prind e shoh te drejtoresha”, deklaroi një prind.

Për këtë problematikë, mësimdhënësit thanë se kanë njoftuar të gjitha institucionet përkatëse. Në rast se nuk ndërmerren masa konkrete thonë se do të jenë të detyruar të kërkojnë ndarjen e paraleleve, respektivisht paralelet shqipe të funksionojnë si paralele të veçanta me kuadër dhe staf të plot.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit