Greqi/ 15-vjeçari shqiptar tenton të vrasë një të mitur për t’i vjedhur celularin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.02.2023, 18:26

Një 15-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar nga policia greke pasi ka tentuar të vrasë me thikë një 16-vjeçar në Patisia për t'i vjedhur celularin së bashku me katër persona të tjerë.

mediat greke thuhet se 15-vjeçari së bashku me bashkëpunëtorët e tij të panjohur janë afruar te 16-vjeçari dhe një shoku i tij 17-vjeçar dhe i kanë sulmuar verbalisht. Dy fëmijët kanë nisur të vrapojnë, por autorët kanë imobilizuar 16-vjeçarin dhe kanë arritur ta godasin me thikë në brinjë, shpinë, gjymtyrët e poshtme dhe i kanë marrë celularin që kishte me vete.

16-vjeçari i cili është plagosur nga shqiptari është djali i pronarit të kafenesë në Nea Joni ku mbeti i vrarë hidrauliku shqiptar Pëllumb Islami.

15-vjeçari shqiptar i cili u arrestua në Nea Filadelfeia akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje, shkelje të ligjit për armët dhe sjellje të parregullt. Shqiptari ka refuzuar të japë shenja gishtash në polici, por në një kontroll në banesën e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar veshjet që kishte veshur në momentin e sulmit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit